Shtresimet e verdha, apo të kafenjta në dhëmbë mund t’i hiqni edhe vetë, në shtëpi, transmeton gazeta Kosova Sot Online.
Çka ju nevojitet:
– 40 g gëzhoja të arrave;
– 250 ml ujë.
Përgatitja dhe përdorimi:
Zieni gëzhojat e arrave në ujë për 20 minuta. Hiqeni enën nga shporeti dhe mbulojeni atë. Lëreni të ftohet dhe kullojeni.
Zhyteni brushën e dhëmbëve në këtë tretësirë dhe lëreni nja 10 minuta. Më pas, me atë brushë lani dhëmbët mirë e mirë, duke e zhytur herë pas here në ujin e përgatitur. Këtë procedurë mund ta përsëritni deri tri herë në ditë. Pas pak ditësh, do të befasoheni për të mirë. Kjo procedurë është e dobishme edhe për ata që vuajnë nga gjakderdhja e mishit të dhëmbëve.
No comments:
Post a Comment