Saturday, March 5, 2016

Ilaçi kundër diabetit, për një dobësim të shpejtë

Ilaçi kundër diabetit, për një dobësim të shpejtë
Provojeni recetën popullore për këtë pije natyrore nga bredhi, e cila ndihmon në rregullimin e sheqerit në gjak, si dhe për humbjen e kileve të tepërta.
Për këtë pije ju nevojiten:
– 0,5 kg bredh (kokrra),
– 3 litra ujë dhe
– 1 limon.
Përgatitja:
E qitni sasinë e bredhit në një kavanoz prej tri litrave dhe i qitni ujë gati deri në majë. Shtojeni lëngun e një limoni dhe lëreni që të rrijë disa ditë. Lëngu është i gatshëm për pije kur kokrrat e bredhit të fillojnë të bien në fund. Lëngun e ri e fitoni ashtu që shtoni ujë tjetër në kavanoz, por vetëm derisa ka kokrra që ende nuk janë fundosur,
Përdorimi:
Kjo pije merret tri herë në ditë, nga një filxhan (2,5 dl). Një filxhan pihet në mëngjes, në bark të thatë, e dy të tjerët në intervale të barabarta kohore gjatë ditës. Për shkak të limonit që shtohet në të, nuk ka nevojë që lëngu të ëmbëlsohet, meqë ka shije të mirë edhe pa sheqer. Nëse pihet në sasi të pakufizuara (në vend të ujit), lëngu apo çaji i bredhit mund të ndikojë edhe në humbjen e kileve të tepërta.

No comments:

Post a Comment

NA NDIQNI NE YOUTUBE: