Saturday, March 5, 2016

Ja si te sheroni anemine me ushqime!


Anemia karakterizohet nga mangesite ne cilesin dhe sasine e hemoglobines, nje molekul e cila gjendet rruazat e kuqa te gjakut. Kjo molekule eshte e rendesishme pasi transporton oksigjenin nga mushkrite ne drejtim te qelizave te trupit. Kur hemoglobina nuk eshte e afte ta kryej kete transport atehere zhvillohet anemia. Kur diagnostifikoheni me anemi duhet qe mjeku juaj t'iu njoftoj sesa hekur duhet te merrni neper mjet ushqimit per te trajtor anemine dhe vetem pas kesaj mund te nisni trajtimin sipas keshillave te tij.
Me poshte po japim disa ushqime te cilat jane te pasura ne hekur dhe qe ndihmojne ne trajtimin e anemise:

  • Fruta  dhe perime
Disa prej frutave te cilat ndihmojne ne kurimin  e anemise jane mollet dhe domatet. Mund te pini ose leng molle ose leng domateje pa i shtuar asgje tjeter. Te tjera fruta te cilat japin nje ndihmes te madhe ne kurimin e anemise jane kumbullat, bananet, limonet, rrushi, portokallet, fiqte dhe karrotat.Ndersa nga perimet rekomandohen spinaqi, brokoli dhe selinoja. Pa harruar edhe lengun e panxharit te kuq i cili ju heq te gjithe lodhjen dhe letargjine e shkaktuar prej anemise.

  • Mjalti
Mjalti eshte nje burim i madh hekuri , bakri dhe magnezi. Kur keto elemente nderthuren me njeri tjetrin ato ndihmojne ne sintezen e homoglobines.Ne kete menyre mjalti eshte nje "arme" e fuqishme kunder anemise. Nje kombinim akoma me perfekt do te ishte sikur mjalti te shoqeroj me feta molle dhe bananeje.

  • Mishi
Kur trajton anemine me mish duhet patur parasysh se duhet te konsumohen kryesisht te brendshmet e kafshes si per shembull veshka, zemra dhe melcia.Keto jane edhe pjeset te cilat rekomandohen me shume prej mjekve. Gjithashtu edhe peshku, midhjet si edhe mishi i shpendve jane teper te rekomanduar.

No comments:

Post a Comment

NA NDIQNI NE YOUTUBE: