Saturday, March 5, 2016

Embelsire me fruta pylli dhe ajke



Perberesit:
200gr biskota
100gr gjalp
50gr qokollade e zeze (60% kakao)
10gr kakao

Kremi:
400gr ajke
400ml krem pana Hopla
400gr fruta mali
150gr sheqer
10gr zhelatine

Pergatitja:

Se pari shkrihet gjalpi bashke me cokollade, pastaj ia shtojme biskotave te grimcuara bashke me kakaon. Kete mase e shtriejme ne tepsi dhe e leme te qendroj ne ftohes.

Ne ene vendosim frutat e malit bashk me sheqer dhe i ziejme per 10 min. Me pas i bluajme dhe i leme ne nje ane te ftohen.

Zhelatinen e vendosim ne nje ene te vogel me dy, tri luge uje, ne anen tjeter 50ml uje i nxejme dhe pak para velimit ia shtojme zhelatinen e perziejm mire dhe menjehere ia shtojme frutave te malit.

Hoplen e perziejme me mikser derisa sa e formohet krem i forte, pastaj ia shtojme ajken dhe frutat e malit. I perziejme mire dhe tere masen e vendosim mbi biskota, ku duhet te qendroje ne ftohes se paku 2 ore.

No comments:

Post a Comment

NA NDIQNI NE YOUTUBE: