Friday, March 4, 2016

Pite Greke (Per Sufllaqe)

Sufllaqet jane nje ushqim i shpejt shume i perhapur dhe i preferuar ne vendin tone, gje qe verteton akoma edhe nje here shijet tona ballkanase persa i perket kuzhines. Duke realizuar receten e ketyre piteve, ju mund te pregatisni ne shtepine tuaj nje sufllaqe te shijshme, te fresket, dhe mbi te gjitha qe e mbushni sipas deshires suaj: lyeni piten me pak xaxiqe, vendosni disa copa mishi te pjekur, pak kastravec, domate, qepe, patate te skuqura dhe… shijojeni!
Perberesit per 10 pite (numri ndryshon ne varesi te permasave te piteve)
  • 600gr miell 0 (ose 00)
  • 100ml vaj ulliri
  • 200ml uje te ngrohte
  • 10gr maja birre te thate
  • 1 luge te vogel sheqer
  • pak kripe
Shkrijme majane e birres ne ujin e ngrohte, shtojme sheqerin dhe i perziejme mire derisa te dy perberesit te shkrihen plotesisht.
Ne tavolinen e punes, vendosim miellin te cilit i hapim nje grope ne mes ku hedhim perberjen e mesiperme, e punojme brumin me dore dhe shtojme edhe gjysmen e vajit te ullirit derisa te perftojme nje mase homogjene dhe elastike. Nese brumi rezulton shume i holle, shtojme akoma edhe pak miell.
Me vajin e mbetur lyejme nje tas te madh ku vendosim brumin dhe e leme te fryhet per rreth 20 minuta mbuluar me nje pecete te paster larg korrenteve te ajrit (psh brenda ne furren e fikur).
Pasi ka kaluar kjo kohe, e punojme brumin edhe pak me dore dhe e ndajme ne 10 pjese te barabarta. Me secilen sfere formojme disqe 3-5mm te larte (me okllai, ose nese mundeni, me dore), i vendosim ne tavolinen e punes te lyer me pak vaj ulliri, i mbulojme me nje pecete te paster dhe i leme te vijne akoma dhe per 20 minuta te tjera.
I pjekim ne furre te parangrohur ne 200°C, per maksimumi 5 minuta, pasi pitet nuk duhet te marrin ngjyre dhe duhet te rezultojne bosh brenda. Kur jane ftohur plotesisht, mund ti vendosim ne akull neper qeset e posacme dhe ti nxjerrim ne momentin e konsumit. Perpara se te pregatisim sufllaqet, duhet ti vendosim ne tigan me pak vaj ulliri per pak minuta derisa te ngrohen, apo ne paisjen me te cilen pregatisim tostin.

No comments:

Post a Comment

NA NDIQNI NE YOUTUBE: