Brumi shu (choux, nga frengjishtja chou=laker, sepse ne momentin qe piqet brumi i ngjason lakrave te vogla te Brukselit) eshte nje brume delikat dhe i lehte i cili perdoret zakonisht per te bere binjè-te e kripura apo te embla. Ndryshe nga pregatitjet e tjera baze, gatuhet dy here: nje here ne zjarr te avashem, dhe heren e dyte ne furre (ose ne raste te vecanta edhe skuqet).
Perberesit per rreth 60 binjè
- 130gr miell
- 200gr uje
- 100gr gjalp
- 4 veze te vogla
- 1 luge te vogel sheqer (per pregatitjet e embla)
- pak kripe
Ne nje tigan te thelle hedhim 200ml uje (ose 100ml uje dhe 100ml qumesht), gjalpin, sheqerin dhe pak kripe. Sapo uji te filloje te zieje, e heqim tiganin nga zjarri dhe shtojme miellin e situr te cilin e perziejme shume mire me nje luge druri ne menyre qe te mos formohen kokerriza.
E rivendosim serisht enen ne zjarr shume te ulet duke e perziere shpejt dhe kuptojme qe eshte gati ne momentin qe brumi eshte zbutur dhe mund te shkeputet lehtesisht nga anet e enes (rreth 2-3 minuta). Ne kete moment e heqim nga zjarri, e hedhim brumin ne nje pjate dhe e leme te ftohet plotesisht. Nese duam ta pershpejtojme kete procedure, e vendosim tiganin ne nje ene me uje te ftohte dhe e leme ne kete menyre te ftohet.
Nderkohe ne nje tas te vogel vendosim vezet te cilat ia shtojme nje nga nje brumit te ftohur duke i perziere shume mire. Kujdes! Nuk shtojme asnjehere vezen e dyte nese e para nuk eshte “thithur” plotesisht nga brumi shu.
E hedhim brumin e pregatitur ne nje xhep pasticerie dhe mbi nje tave te shtruar me leter furre, formojme disa sfera te vogla te barazlarguara nga njera tjetra (binjè-te gjate pjekjes kane vetine te zgjerohen). I pjekim ne furre te parangrohur ne 220 grade celcius per rreth 15 minuta duke mos e hapur furren gjate te gjithe procesit te pjekjes. Kur te kene kaluar 15 minuta, e ulim temperaturen ne 190 grade celcius dhe i pjekim akoma edhe per 10 minuta. Pas kesaj kohe e fikim furren dhe i leme edhe per 10-15 minuta ne furre te fikur dhe gjysme te hapur (kjo do te sherbeje qe binjè-te te “thahen” mire edhe brenda). Kur te jene plotesisht te ftohta, mund ti perdorim per pregatitjet tona.
*Keshille: Per te pregatitur brumin shu, vezet asnjehere nuk duhet te jene shume te ftohta nga frigoriferi, prandaj eshte me mire sikur t’i leme ne temperature ambjenti per disa ore perpara pregatitjes. Duke qene se jo te gjitha vezet kane te njejten madhesi, perpara se brumit t’i shtojme vezen tjeter, ai nuk duhet te rezultoje shume i bute; ne rast te kundert, mund te mjaftojne edhe 3 veze.
Kur binjè-te te jene pjekur, per tu siguruara qe te jene te thata ne brendesi, shpojme siperfaqen e seciles me nje kunje dhembesh dhe i leme te ftohen brenda ne furre te nxehte, por te fikur edhe per disa minuta.
Nje ide me shume: Per te perftuar binjè te embla, mund ti hapim nje zgaver te vogel dhe ti mbushim mekrem pasticerie,krem shantili, krem diplomatik apo krem gjalpi. Ne rast te kundert, nese binjè-te konsumohen te kripura mund t’i mbushim me djath filadelfia (apo djath tjeter te shkrire) te perziere me proshute, ullinje etj.
Me keto embelsira te vogla dhe shume te shijshme, mund te formojme edhe forma te ndryshme, per shembull formen e nje mjelme. Pervec sferave te zakonshme (te cilat do te sherbejne si trupi i mjelmes),formojme me brumin edhe “qafen e mjelmes” ne formen e shkrojnes S. Hapet nje vrime e vogel tek binjè-te e rrumbullakta dhe ne te “vendoset” qafa e mjelmes duke e sperkatur siper me sheqer pluhur.
No comments:
Post a Comment