- Merret lulja e kungullit (ajo e verdha që është si tulipan, në momentin që është sa më e çelur , se pastaj fillon tkurrja dhe fishkja e saj ).
- Lahet mire me ujë të rrjedhshëm dhe pritet pak fundi.
- Më pas futet në një pjatë ku më parë kemi rrahur një kokërr vezë dhe mbasi lyhet mirë hidhet të skuqet në tigan për disa minuta.
Kjo është receta më e thjeshtë.
Çfarë shije ka ??
Nëse keni ngrënë ndonjëherë kërpudha me vezë është e njëjta shije ,dhe pak më e mirë, më e butë.
Në Napoli këtë lloj lule mbasi e këpusin e fusin në një kavanoz me ujë në mënyrë që të rritet akoma për disa ditë.
Shoqerohet me verë të bardhë.
No comments:
Post a Comment