Friday, March 4, 2016

Byrek me presh

Byreku eshte nje nga sportet me popullore shqiptare. Byreket i gatuan gjithe Ballkani, edhe pse origjinen e ka ne Turqi. Por, byreket me te mire nuk i gjen ne Turqi, por, e ku tjeter, ne kuzhinen e gjyshes. Gjyshet jane shume krijuese dhe kane shpikur byreke me permbajtje nga me te ndryshmet: me salce domate, me spinaq, me gjize e veze, me mish pule, me laker turshi. Me poshte jepet receta e byrekut me presh, gjize dhe veze. Ka shume menyra per ta pergatitur byrekun. Gjyshja e kesaj faqeje preferon ate trekendeshen, per arsye estetike dhe per arsye strategjike: nuk ka femije te madh apo te vogel, sado i llastuar qe te jete, qe i reziston!

Preshin (4-5 cope), pasi ta pastroni, priteni ne rrathe te holle. Ne nje tigan te thelle hidhni pak gjalpe dhe vereni ne zjarr te mesem. Shtoni preshin dhe kaurdiseni derisa te zbutet mire. Shtojini pak qumesht. Kur qumeshti te jete pire nga preshi, hiqeni tiganin nga zjarri dhe lereni te ftohet.
Ne nje ene te thelle hidhen dy veze, gjize (rrethe 300g, mund ta zevendesoni me te njejten sasi djathi te bardhe te therrmuar) dhe, sipas deshires, edhe nje gote uji kos. Perziejini te gjitha mire me njera - dhe shtojini ne fund preshin e ftohur.
Filloni te mbushni petet. Petet mund te pergatiten vete ose blihen te gatshme. Ne dyqanet e turqve gjeni me siguri pete te gatshme. Mbushja e pergatitur, nje-dy luge gjelle, vendoset ne mes te petes. Me pas peta paloset sic tregohet ne fotot e meposhtme..
Pasi t'i keni mbushur te gjitha petet, sperkatini me gjalpe dh futini te piqen ne furren e pranxehur, ne temperaturen 220°C.
Kur byreket te kene marre nje ngjyre te arte ne te kuqerremte, hiqini nga furra dhe ... shijojini.



No comments:

Post a Comment

NA NDIQNI NE YOUTUBE: