Saturday, March 5, 2016

Ballokume Elbasani

Ballokume Elbasani....

Perberesit

  • 1 kg sheqer
  • 7 kokrra veze
  • 400 gr gjalp
  • 1kg miell misri (i situr)
  • 1 gote caji miell gruri
  • 1 filxhan kafeje qumesht

Perberja
Tretet gjalpi dhe lihet t'i kullojne kriperat. Pastaj gjalpi i shkrire dhe pa kripërat e rëna në fund rrihet me sheqerin deri sa të bëhet një masë e bardhë. Rrahja e masës të bëhet me dorë, sepse përfundimi i përzierjes ndjehet kur të duket se prek fije me dorën që po përzien masën e krijuar. Ndërkohë vezët janë përzier me qumështin më parë dhe shtohen dalëngadalë tek sheqeri i rrahur, duke vazhduar përzierjen e këtij të fundit. Pastaj hidhet mielli dalëngadalë duke vazhduar perzierjen me dorë. Mielli i grurit hidhet ne fundi. Duhet patur kujdes me hedhjen e miellit, sepse mielli i tepërt i bën të forta ballakumet pas pjekjes. Prandaj, pasi është harxhuar sasia e paracaktuar e miellit, brumi lihet 15-30 minuta në qetësi pavarësisht se ai mund të duket i qullët. Nëse shihet se brumi ka mbetur përsëri si i qullët, atëhere atij mund t’i shtohet edhe një dorë miell. Kështu me këtë brum bollokumet nuk do të prishen gjatë pjekjes. Persa i perket pjekjes lyeni me pak gjalp taven dhe spërkaten me pak miell. Pastaj, nga brumi tashmë i gatuar, formohen me dorë gurabiet me madhësi jo të vogël dhe vendosen mbi tave të larguara nga njëra-tjetra. Paraprakisht furra është nxehur në 170oC. Futet tava në furrë dhe lihet aty derisa bollokumet të formojnë pak kore (jo të skuqen). Nxirret pastaj tava nga furra dhe lihet të ftohet, me qëllim që bollokumet të shkëputen lehtësisht prej saj.

Gezuar Diten e Veres!

No comments:

Post a Comment

NA NDIQNI NE YOUTUBE: