Per 6 simite te vogla duhet :
- 600gr miell 00
- 100ml qumesht
- 200ml uje
- 20gr gjalp
- 20gr maja birre
- 1 luge te vogel kripe
- 1 maje luge sheqer
- fara susami per zbukurim
- 1 te bardhe veze
Përgatitja :
Ne nje tas te thelle vendosim miellin, shtojme ujin e ngrohte dhe qumeshtin e ngrohte ne te cilin kemi treturmajane e birres. Me duar e punojme brumin disa here derisa te homogjenizohet dhe pas kesaj shtojme kripen, sheqerin dhe gjalpin. E punojme serisht per rreth 2 minuta dhe formojme me te nje sfere te madhe te cilen e leme ne ambjent te ngrohte te dyfishoje vellimin e saj (nevojitet rreth 1 ore).
Pasi ka kaluar kjo kohe, brumin e ndajme ne 6 pjese dhe me to formojme sfera te tjera te vogla te cilat i vendosim ne taven e shtruar me leter furre ne distance te barabarte nga njera tjetra. Me ndihmen e nje thike formojme nje kryq (+) ne siperfaqen e tyre i cili do te lehtesoje fryrjen. I leme perseri te vijne per 1 ore si me siper.
Ne nje ene te vogel rrahim te bardhen e vezes me te cilen lyejme siper simitet dhe i zbukurojme me fara susami. I vendosim ne furre te parangrohur ne 180°C per 20 minuta.
No comments:
Post a Comment