1. Salce me domate dhe ullinj
Me pak fjale: Pergatiteni salcen e domates ashtu si per
fasulet, por 10 minuta para heqjes nga zjarri shtojini ullinj te prera ne copa te vogla.

Pasi t'ja keni hedhur makaronave salcen, shtojini parmesan te grire. Ju befte mire!
2. Salce Pesto
2 filxhane caji borzilok (bazilikum)
2 filxhane caji vaj ulliri
2 domate
120gr fara pishe
kripe
piper
sipas deshires: 1 peperoncini (spec i vogel djeges)

Domateve hiquani lekuren dhe farat.

Futini domatet e pastruara si me siper, borzilokun, farat e pishave dhe vajin e ullirit ne nje te thelle dhe shtypini me nje mixer derisa te behet nje mase homogjene. Shtojini dy luge nga uji i makaronave dhe salca eshte gati. Mos harroni t'i shtoni djath te grire para se ta hani.

Ju befte mire!
No comments:
Post a Comment