Tortijasjane nje pjate tipike e kuzhines meksikane te cilat e kane marre emrin nga fjala spanjolle “torta”, qe supozon se kane formen e rrumbullaket te nje torte. Brumi i tyre mund te pregatitet me miell gruri apo misri, megjithese ky i fundit eshte me i perhapur. Mendohet se te paret qe e kane pregatitur kete recete, ka qene fisi i Astekeve 10,000 vjet perpara,duke patur parasysh se misri ishte nje nga dritherat me te perdorur prej tyre. Tashme te perhapura ne te gjithe boten, tortijas mund ti mbushni ne brendesi me cfare te deshironi, nderkohe qe ne po iu japim variantin klasik:
Perberesit per 4 tortijas
- 4 tortijas misri ose gruri te gatshme
- 120gr fasule te bardha te ziera
- 70gr miser te zier
- 50gr kerpudha shampinjon
- 1 domate te vogel
- 1/2 qepe te vogel
- 1/2 speci te kuq
- 1/2 kungull te vogel
- 2 gjethe sallate ajsberg
- 2 luge vaj ulliri
- 1/2 luge kumin
- 1/2 luge spec te kuq djegs pluhur
- kripe
- piper
Pregatisim si fillim mbushjen me perime duke prere holle qepen, ne kubik te vegjel kungullin, ne copeza te vogla domaten dhespecin e kuq, ne fije te holla sallaten ajsberg dhe ne feta te holla kerpudhat.
Ne nje tigan te gjere te vendosur ne zjarr mesatar, kaverdisim ne vaj ulliri fillimisht qepen derisa te behet transparente dhe me pas shtojme kungullin, kerpudhat dhe specin. Gjithmone duke i perziere, shtojme edhe fasulet dhe misrin te cileve i kemi hequr ujin e tepert. Shtojme se fundi edhe domaten dhe sallaten ajsberg, e rregullojme te gjithe perberjen me erezat, kripe dhe piperdhe e gatuajme per rreth 10 minuta me kapak te mbyllur derisa perimet te zbuten.
I ngrohim tortijas ne furre apo ne mikrovale dhe ne qender te tyre vendosim perimet duke e mbyllur ne formen e nje koni (si ne figure). E sherbejme kete pjate te ngrohte shoqeruar me salce guakamole, me domate te fresketa, me sallate jeshile apo me krem fasulesh pikant.
No comments:
Post a Comment