Më poshtë ju sjellim disa receta të thjeshta me hala të pishave, që forcojnë sistemin imun dhe luftojnë kundër bronkitisit kronik
Çaj nga halat e pishave për forcim të imunitetit
Ky çaj ka shije të këndshme dhe aromë, e është treguar i dobishëm edhe në largimin e rërës prej veshkave. Përgatitja e çajit: merrni majat e degës së 20 halave, i zieni në gjysmë litër uji, derisa të vlojnë. E lini çajin të qëndrojë për disa minuta. E procedoni dhe e pini 2-3 herë në ditë, të ëmbëltuar me mjaltë, transmeton gazeta Kosova Sot Online.
Kundër bronkitisit kronik
Përgatitja: Merrni 40 gr hala të reja të pishave dhe i shpëlani mirë. Më pas i përzieni me gjysmë litër ujë të vluar. I lini të vlojnë edhe për 15 minuta në zjarr të lehtë dhe e lini të mbuluar më pas për 24 orë. Më pas lëngun e kulloni dhe e përzieni me 1 kilogram mjaltë. Merrni nga një lugë të madhe pas ushqimit, 4 herë në ditë.
No comments:
Post a Comment