Saturday, March 5, 2016

Kungull te mbushur

Perberesit:
Kungull i bardhe sipas deshires; por duhet te kemi parasysh vetem kungull te rrumbullaket,
Mish i grire,
oriz,
pak djath i grire,
nje karrote te grire ne rende,
kripe,
piper,
pak koper,
limon,
dy veze

Pergatitja:
Pasi kemi pastruar kungujt me nje luge te vogel heqim zemren nga brenda po me kujdes qe te mos cajme kungullin pastaj ne nje ene tjeter pregatisim mbushjen.

Hedhim mishin e grire, qepen e gririe ne rende, karroten, djathin e grire, piper, kripe, koper, dhe orizin.

I perzjejme mire dhe fillojme mbushjen e kungujve.

I vendosim me radhe ne nje tenxhere te thelle dhe i mbulojme me uje te nxehte dhe hedhim brenda sipas deshires gjalpe ose vaj ulliri.

Pasi te kene zjere, ne nje pjate rrahim dy veze, hedhim dhe leng limoni dhe dy luge niseshte i rrahim mire dhe i hedhim brenda.

Sekreti eshte se duhet te rrotullojme tenxheren me duar qe limoni te perhapet plotesisht dhe lengu te mpikset mire.

Ju befte mire.

No comments:

Post a Comment

NA NDIQNI NE YOUTUBE: