Friday, March 4, 2016

Kunguj me domate të vogla dhe mozzarela

Përbërësit: 3 kunguj të rrumbullakët 200 gr djathë mocarela 100 gr salcë domate për pica pak kripë pak piper pak rigon disa gjethe borzilok i freskët pak vaj ulliri
Pasi i kemi pastruar e larë mirë kungujt, i presim në feta me trashësi rreth 3-4 cm. I pjekim në zgarë kungujt e prerë. Më pas, pasi janë pjekur të gjithë, i vendosim me kujdes në një tepsi me letër furri poshtë. Sipër fetave vendosim nga një lugë salcë, kripë, piper, rigon e vaj ulliri. Vendosim tepsinë në furrë 220°C përreth 5-10 minuta. Ndërkohë presim djathin mocarela në copa kubike të vogla. Më pas nxjerrim tepsinë nga furri dhe vendosim mbi fetat e kungullit copa mocarela dhe borzilok. Vendosim përsëri tepsinë në furrë për disa minuta derisa të jetë shkrirë mocarela. Fetat e kungullit janë gati për tu shërbyer. I vendosim në një pjatë dhe mund ti servirim të ngrohta.

No comments:

Post a Comment

NA NDIQNI NE YOUTUBE: