Rasenik – Pite me laker te bardhe
Raseniku eshte lloj i pites, gatim i njohur dhe i perhapur ne shum vende te Kosoves.
Perberesit:
Brumi:
1kg.miell
0.5L uje
1 luge gjelle krip
200 gr gjalpe ose 2 dl vaj
1 koke lakre te bardhe mesatare
200 gr maze
1 gote qumshte
Ujit me krip ua shtojme miellin (se pari afer 600gr. pastaj duke i shtuar nga pak gjer sa te fitojme brum homogjen, mesatarisht i forte). Brumin e formuar e ngheshim dhe e ndajme ne 20-22 sopeza me madhesi te vese, I ngjeshim nje nga nje kuleçet dhe I leme te mbuluar me picete kuzhine 10- 20 min. Keshtu brumi eshte i gatshem per pite.
Lakren e grime e zijme 15 min. e kullojme mire ( e ndrydhim me duar deri sa e leshon langun) mandej ia shtojme nje gote qumshte, nje luge krip dhe mazen.
Brumin e pites e ndajme ne dy vende nga 11 kuleqe. Kuleqte i t’hollojme dhe i reshtojme nje mbi nje duke i lyer secilin me nga nje luge yndyre . Ne njerin katmere me 11 kuleqe, qe e shtrijme mbi tepsine e lyer me yndyre e vendosim yçin me lakere, pastaj sipri e shtrijme katmerin tjeter dhe e formojme rrethin e pites duke i bashkuar skajet e dy katmereve. Raseniku pjeket per afer 40 min. dhe servohet me turshi e posaqerisht domate.
No comments:
Post a Comment