Saturday, March 5, 2016

Menyra me e lehte dhe me e shendetshme per te rene nga pesha

Uje i ngrohte me limon, menyra me e lehte dhe me e shendetshme per te rene nga pesha!

Po përpiqesh ta eliminosh kafen e mëngjesit? Një filxhan me ujë të nxehtë me lëng limoni të freskët është një alternativë ideale që shumë nutricionistë e rekomandojnë për ta pirë çdo ditë – dhe kjo jo vetëm prej aromës së freskët. Më poshtë janë renditur katër arsye të forta për ta bërë këtë recetë të shpejtë ritual të çdo mëngjesi.
Shërben çdo ditë si detox: ndërsa limoni mund të jetë i pasur me acid, ai është një burim shumë i mirë i mineraleve alkaline, të cilat ndihmojnë në balancimin e pH në trup.  Dr. Frank Lipman, mjek dhe përfaqësues i mjekësisë integruese, thekson se kjo recetë e thjeshtë duhet të bëhet ritual në mëngjes, sepse është një kombinim që vë në punë mëlçinë dhe pastron toksinat nga organizmi.
Vë në punë aparatin tretës: ky lëng i thjeshtë stimulon aparatin gastrointestinal dhe në këtë mënyrë përmirëson aftësitë e organizmit për të absorbuar të gjitha ushqimet e marra gjatë ditës dhe për t’i tretur më lehtësisht ato.
Stimulon rënien nga pesha: lëngu i limonit përmban pectin, një lloj fibre e cila ndihmon shumë për rënien nga pesha. Dhe nëse do t’i shtosh ujit me limon pak mjaltë ose sheqer në mëngjes, kjo përzierje do të ulë kaloritë nga dieta e përditshme.
Eliminon problemet e stomakut: Kur shkon në shtrat me stomakun plot, urthi ose barku i fryrë do të të bezdisin deri në mëngjes. Ndërsa uji i nxehtë pastron sistemin tretës, lëngu i limonit ndihmon në uljen e aciditetit në stomak, kështu që do ta ndiesh veten më të lehtë.

No comments:

Post a Comment

NA NDIQNI NE YOUTUBE: