Po afron vera dhe, bashke me te, nje seri gatimesh verore. Ketu numri nje, patlixhana te skuqur. E pershtatshme per njerez me shije te holle, per ata qe nuk kane kohe dhe per ata qe kane vape. Ju duhen nje minimum gjerash: patlixhane, vaj ulliri, kripe, tigan dhe zjarr. Per njerez me tangerllik mund te shtohen edhe hudhra, qepa, majdanozi dhe uthulla.
Patlixhanat lahen dhe priten ne rrathe. Ne se patlixhanat jane shume te medhenj ndajini ne dysh ose tresh ose katersh, sipas gustos. Ne tigan hidhni vajin e ullirit. Kini parasysh qe patlixanat vdesin per vaj, prandaj e duan me shumice.
Kur patlixhanat, pasi te keni kthyer disa here nga te gjitha krahet e sperkatur me kripe, te kene marre nje ngjyre te arte ne te kuqerremte, hiqini nga zjarri, lereni te kullojne pak vajin dhe verini ne nje pjate. Ata qe kane fobi per vajin mund t'i vendosin patlixhanat mbi nje leter, nga ato qe perdoren ne kuzhine, per t'ua thithur vajin. Te padurueshmit dhe shume te uriturit mund te fillojne procesin e ngrenies, ate qe kane me shume durim dhe me pak uri, mund te kalojne nje kat me poshte.
No comments:
Post a Comment