Friday, March 4, 2016

Akullore me petë



Përbërësit:
* 300 g miell
* 1 litër qumësht
* 2-3 kokrra vezë
* 1 lugë gjalpë
* 1 majë luge sheqer
* 1 majë luge kripë
* piper të bardhë
* 1 lugë liker
Gatimi
1. Hidheni miellin në një tas. Bëni një gropëz në mes të tij dhe hidhni në të vezët. Përziejeni dhe shtonin qumështin , likerin, piperin, kripën dhe sheqerin. Në fund shtojini gjalpin e vakët dhe përziejini. Mbulojeni tasin dhe lëreni që të vijë për 1 orë.
2. Përgatitja e petëve. Në një tigan me diametër 20 cm të lyer me pak gjalpë, hidhni me radhë nga një filxhan brumë të rrjedhshëm dhe lëreni për 1 minutë sa të marrë ngjyrë, duke e kthyer nga të dyja anët. Pasi petët të jenë gati, vendosni në mes një akullore dhe palosini.
3. Spërkatini sipër me shurup frutash.
4. Përdorni si garniturë fruta të freskëta.

No comments:

Post a Comment

NA NDIQNI NE YOUTUBE: