Përbërësit
- 800 gr brokoli
- 3 sardele konserve
- 2 patate
- 7-8 ullinj
- 1 thelbi hurdhe
- 1 luge aceto
- 8 luge vaj ulliri
- kripe, piper
Përgatitja
Shpëlani sardelet me ujë te rrjedhshëm duke eliminuar kështu vajin dhe me pas hapini, eliminoni bërthamën e ullinjve dhe mbani ne një ane tulin. Qëroni patatet dhe pritini ne kuba te vegjël, shpëlajini me pas vërini për te zier. Pastroni brokolin, bashkojini me patatet dhe lërini ne zjarre dhe për 10 minuta te tjera. Ndërkohë vini ne mikser sardelet, ullinjte, hurdhën, aceton dhe frulojini te gjithë përbërësit. Aromatizoni me pak piper dhe bashkoni vajin, duke i fruluar edhe për pak kohe. Vini brokolin dhe patatet ne një pjate, hidhini sipër salcën qe përgatitet, përziejini mire dhe shërbejini ne tavoline.
No comments:
Post a Comment