Friday, March 4, 2016

Biftek Ne Brume

Biftek ne brume(me perime):

Perberesit:
350gr pete te gatshme
600gr biftek
150gr shampinjona(kerpudha te fresketa
4 karrota
300gr mashurka(bishtaja)
4 koka brokoli te vogla
2 veze
60gr gjalpe
2 luge gjelle shtalpe
2 thelpinj hurdher
2 feta buke
100ml qumesht
Vaj ulliri/misri
Kripe/Piper i zi

Koha e nevojshme per pergatitjen e kesaj recete eshte 70 minuta.

Ne nje tenxhere hedhim brokolin, karrotat dhe mashurkat sebashku. Me pas hedhim kripe, uje dhe i vendosim ne zjarr shume te ulet per te zjere perimet. Marrim biftekun dhe i hedhim piper te zi dhe kripe nga te gjitha anet, nderkohe qe ne tiganin ne zjarr vendosim gjalp dhe me pas ne gjalpin e shkrire vendosim biftekun per skuqje. Shampinjonat(kerpudhat) i presim ne fije te holla dhe i vendosim ne nje tigan tjeter per skuqje me gjalpe. Fetave te bukes ju largojme tulin dhe e vendosim ne nje ene te thelle dhe mbi to shtojme qumesht, me kujdes perziejme kerpudhat dhe shikojme biftekun here pas here. Me pas mbi shampinjonat hedhim piper te zi dhe kripe vazhdojme t'i perziejme. Pasi ka avulluar lengu dhe kane thithur pothuajse te gjithe yndyren(gjalpin) ne tigan i heqim nga zjarri. Me duar shtypim tulin e bukes per ta kulluar nga qumeshti, ne enen e thelle me qumesht shtojme shampinjonat e skuqura me pas grijme edhe hudhrat dhe jau hedhim persiper, hedhim edhe pak kripe dhe piper, shtojme shtalpen e me pas i perzjejme me luge derisa te lidhen forte te gjitha me njera-tjetren duke perftuar nje lloj kremi me kerpudha. Pasi bifteku u skuq nga te gjitha anet, e heqim nga zjarri dhe e vendosim ne nje pjate. Thyejme vezet dhe i ndajme te bardhat nga te verdhat, ne enen me te verdhat e vezes hedhim pak uje e me pas i rrahim. Tavolinen e punes e sperkasim me miell per te mos ngjitur, me pas vendosim peten e gatshme, e sperkarim edhe peten me miell, me pas me petes(okllai) hapim peten, me furçe kuzhine peten e lujme me te verdhat e vezes qe rrahem, siper petes vendosim masen kremoze me kerpudha dhe ne mes te mases vendosim biftekun e skuqur e me pas mbeshtjellim biftekun. Marrim taven dhe e sperkasim me vaj ulliri, ku me pas ne te vendosim biftekun me vaj, rolen e formuar e lyejme me te verdhat e vezes e me pas taven e vendosim ne furre, e pjekim per 35 minuta ne temperature 210 grade. Enen me perimet i heqim nga zjarri dhe perimet i vendosim ne nje tigane per t'i skuqur me gjalpe dhe i hedhim pak kripe dhe pasi kane marre nje skuqje te lehte i heqim nga zjarri. Taven me role te pjekur e nxjerrim nga furra dhe e presim ne copa. Ne pjate per servirje vendosim perimet e pergatitura dhe me pas shkalle shkalle copat e biftekut ne brume te cilat kane marre formet e mishit brenda bukes ose te nje roleje. Me kete pjate rekomandohet vera e kuqe, e thate, merlot me ngjyr rubini te kuq dhe me arome te rrushit te tejpjekur.

Ju befte mire!




No comments:

Post a Comment

NA NDIQNI NE YOUTUBE: