Friday, March 4, 2016

Supe me vongole(midhje) & Supe dimri(me perime)

Per dy veta:

500gr vongole(midhje)
hudher
nje cope e vogel ginger
2dl prosecco
uje
vaj ulliri
kripe
piper

Vongolet pastrohen me uje te bollshem te ftohte. Ato me guacke te hapur, te prishur hidhen poshte. Shtypni hudhren pasi ta keni qeruar. Gingerit i hiqet lekura dhe pritet shume imet. Ne nje ene te thelle hidhet vaji i ullirit, nxehet dhe shtohen ne te hudhra dhe ginger. Pasi jane skuqur pak shtohen vongolet dhe lihen per dy-tre minuta. Shuhen me prosecco dhe me te njejten sasi uji. Lihen te zjejne bashke per disa minuta. Vongolet hapen, te pahapurat hidhen poshte. Sperkaten me kripe dhe piper. Ju befte mire!

Supe dimri


Per kater veta:

nje qepe
nje presh
nje karrote
gjysem lakre mesatare (cfaredolloj lakre)
cerek rrenje selinoje
1 luge gjalpe gatimi (ose vaj ulliri)
1 Bujon lengu mishi i tretur ne 1L uje te nxehte
piper i zi

Zarzavatet pastrohen, lahen dhe priten ne copa te vogla. Ne nje tenxhere te thelle kaurdiset ne gjalpin e tretur qepa, pastaj preshi, karotat, selinoja dhe ne fund lakra. Shuhen ne ujin ku eshte tretur paraprakisht bujoni dhe lihen ne zjarr derisa zarzavatet te zbutet. Pasi zarzavatet te jene bere gati per t'u ngrene, supa shperndahet neper pjata, i shtohet piperi dhe, sipas deshires, edhe majdanoz i fresket.


Keshilla praktike:


1. Zakonisht bujoni ka kripe mjaftueshem dhe nuk eshte e nevojshme qe supes t'i hidhet kripe. Megjithate sipas deshires mund t'i shtohet supes edhe pak kripe.
2. Per ata qe ju pelqen qe supa te mos jete shume e ujeshme, keshillohet perdorimi edhe i patates. Lereni te zieje shume, ne menyre qe te tretet dhe te lidhi supen ne nje mase paksa viskoze.
3. Ne vend te bujonit te mishit mund te perdoret edhe i bimeve.
4. Supa mund te pergatitet edhe me mish. Ne kete rast, perdorimi i bujoneve nuk eshte i nevojshem. Por, mos harroni te perdorni kripen.

No comments:

Post a Comment

NA NDIQNI NE YOUTUBE: