Saturday, March 5, 2016

Ferges Tirane

Perberesit

- domate 4-5 kokrra mesatare
- speca 10 copë mesatare
- vaj 2 filxhanë kafeje
- miell 1 lugë gjelle
- vezë 2 kokrra
- hudhra 4-5 thelpinj
- gjizë 4-5 lugë gjelle
- spec djegës (sipas dëshirës)

Pergatitja per 4 vete:

Pasi u eshte hequr bishti dhe farat, specat lahen dhe skuqen. Në vajin qe ngelet hidhen domatet e qëruara nga cipa dhe të grira hollë, kaverdisen derisa masa të trashet (te behet viskoze), hiqen nga zjarri dhe shtohen vezët, speci djegës, majdanozi i grirë hollë, gjiza ose djathi. Masa vendoset në pjatë dhe sipër vendosen specat e fërguar.

No comments:

Post a Comment

NA NDIQNI NE YOUTUBE: