Per kater persona perberesit jane:
12 lule 200gr gjize
pak hurdher te grire (sipas deshires)
pak majdanoz te grire
2 veze
pak djath te grire (Parmigiano )
nje luge vere
Krip sipas deshires
buke te grire
dhe vaj ulliri per te skuqur
Pergatitja
Hiqet fistili apo si i thon atyre qe ka ne mes lulja me kujdes pa prishur lulen , ndersa ne nje pjate bejme perzjerjen e gjizes,hurdhres,majdanozit, nje te verdhe veze, veren ,djathin e grire , kripen dhe perzihen mire te gjitha bashke, pastaj me nje luge hidhet brenda neper cdo lule kjo perzierje nderkohe qe ne nje pjate kemi vezen tjeter te rrahur pak dhe ne pjaten tjeter kemi buken e grire .
Merret lulja me mbushjen qe ka brenda lyhet ne pjaten me veze pastaj ne ate me buke te grire dhe hidhet ne vaj te nxehur fort ne nje ene te thelle ku ka vaj me bollik dhe jo ne cektine lihet vetem disa minuta dhe sherbehet e ngrohte me vere.
Receta gatimi kryesisht nga kuzhina tradicionale shqiptare, por edhe ajo ekperimentale vetjake apo ajo e huaj. Nese keni receta te vjetra, tradicionale, speciale dhe te shijshme qe keni deshire t'i publikoni ne faqen tone, mund te na i dergoni me mesazh ne inbox ne faqen tone te facebook dhe ne do t'i publikojme!
Thursday, April 28, 2016
Lule kungulli të skuqura
- Merret lulja e kungullit (ajo e verdha që është si tulipan, në momentin që është sa më e çelur , se pastaj fillon tkurrja dhe fishkja e saj ).
- Lahet mire me ujë të rrjedhshëm dhe pritet pak fundi.
- Më pas futet në një pjatë ku më parë kemi rrahur një kokërr vezë dhe mbasi lyhet mirë hidhet të skuqet në tigan për disa minuta.
Kjo është receta më e thjeshtë.
Çfarë shije ka ??
Nëse keni ngrënë ndonjëherë kërpudha me vezë është e njëjta shije ,dhe pak më e mirë, më e butë.
Në Napoli këtë lloj lule mbasi e këpusin e fusin në një kavanoz me ujë në mënyrë që të rritet akoma për disa ditë.
Shoqerohet me verë të bardhë.
- Lahet mire me ujë të rrjedhshëm dhe pritet pak fundi.
- Më pas futet në një pjatë ku më parë kemi rrahur një kokërr vezë dhe mbasi lyhet mirë hidhet të skuqet në tigan për disa minuta.
Kjo është receta më e thjeshtë.
Çfarë shije ka ??
Nëse keni ngrënë ndonjëherë kërpudha me vezë është e njëjta shije ,dhe pak më e mirë, më e butë.
Në Napoli këtë lloj lule mbasi e këpusin e fusin në një kavanoz me ujë në mënyrë që të rritet akoma për disa ditë.
Shoqerohet me verë të bardhë.
Wednesday, March 23, 2016
Si t’i hiqni gurët nga dhëmbët me vetëm një përbërës
Shtresimet e verdha, apo të kafenjta në dhëmbë mund t’i hiqni edhe vetë, në shtëpi, transmeton gazeta Kosova Sot Online.
Çka ju nevojitet:
– 40 g gëzhoja të arrave;
– 250 ml ujë.
Përgatitja dhe përdorimi:
Zieni gëzhojat e arrave në ujë për 20 minuta. Hiqeni enën nga shporeti dhe mbulojeni atë. Lëreni të ftohet dhe kullojeni.
Zhyteni brushën e dhëmbëve në këtë tretësirë dhe lëreni nja 10 minuta. Më pas, me atë brushë lani dhëmbët mirë e mirë, duke e zhytur herë pas here në ujin e përgatitur. Këtë procedurë mund ta përsëritni deri tri herë në ditë. Pas pak ditësh, do të befasoheni për të mirë. Kjo procedurë është e dobishme edhe për ata që vuajnë nga gjakderdhja e mishit të dhëmbëve.
Thursday, March 17, 2016
10 Dobitë Shëndetësore Të Aloe Veres magjike
Aloe Vera ndryshe gjithashtu njihet si bimë mrekullibërëse për shkak të efekteve të saj magjike në shëndet. Është një shkurre shtatshkurtër që vetëm mbinë kur kultivohet. Geli që marrim nga bima e aloe veres përdoret për shumë gjëra dhe ka dobi të shumta. Më poshtë keni një listë prej këtyre dobive shëndetësore të aloe veres:
1. Largo Helmet Me Aloe Vera
Nëse dëshiron ti bësh detosk trupit atëherë aloe vera është njëra nga mënyrat më të mira natyrale për ta bërë. Është me rëndësi të pastrojmë sistemin tonë për shkak të ndotjes ambientale dhe stresuese. Mineralet, elementet dhe vitaminat prezent në aloe vera na ndihmojnë që më mirë të përballemi me stresin.
2. Aloe Vera Per Përmirësimin e Tretjes
Është e rëndësis të veçant të mbajmë sistemin e tretjet të shëndetshëm për absorbim të mirë të materieve ushqyese dhe mineraleve nga ushqimet që ham. Aloe Vera ndihmon duke shtuar absorbimin e proteinave dhe përmirëson rregullaritetin e jashtqitjes. Gjithashtu ndihmon në eliminimin e majës (yeast) dhe baktere jo miqësore që kemi në zorrë. Është gjithashtu efektive në lehtësimin e problemeve të tretjes si urthi (djegja stomakut).
3. Mund të Shkatërroj Tumoret
Geli i Aloe Verës ndihmon në forcimin e funksionit të sistemit të imunitetit dhe shkatërrimin e tumorëve. Një studimi i publikuar në International Immunopharmacology (1995) tregon se polysaccharides në aloe vera tregojnë aktivitete potente makrophae aktivizues duke përfshirë këtu edhe shtimin e prodhimit të oksidit nitrik (që ka potencial anti-tumor).
4. Stabilizon Sheqerin Ne Gjak
Geli i tharë nga aloe vera ndihmon ta ulim sheqerin ne gjak. Është vëzhguar se diabetikët që kishin marr aloe vera për 3 muaj me rresht kishin përjetuar rënie në nivelet e sheqerit në gjak dhe përmirësim në kolesterolin total. Janë kryer disa studime tjera që tregojnë se aloe vera ka përbërës kundër diabetit.
5. Riparues Kolagjeni
Aloe Vera është shumë e mirë për riparimin e kolagjenit. Lëngu i Aloe Veres furnizon materialin e duhur në përgjegjës për mirëmbajtjen dhe prodhimin e lëkurës së shëndetshme. Duke ndryshuar lëkura jote çdo 28 ditë, blloqet ushqes të aloe verës ndihmojnë në luftimin e efekteve të plakjes. Aloe Vera gjithashtu zbut djegiet e vogla, prerjet, gërvishjet dhe irritimet e lëkurës.
6. Përmirëso Shendetin Dental
Aloe Vera është e dobishme për mirëmbajtjen e shëndetit të dhëmbëve dhe mishit të tyre. Veprimet e saj anti-bakterial dhe anti-mikrobal promovojnë shërimin. Ka disa pasta me gel të aloe veres për dhëmbë që përmbajnë vetëm aloe vera e që ndihmojnë për eliminimin e problemeve të gjakderdhjes nga mishi dhëmbëve dhe ulcerave të gojës.
7. Shendeti Kardiovaskular
Ka pasur disa studime që kanë treguar se kur ekstraki i aloe verës injektohej në gjak, shtonte transportimin e oksigjenit dhe aftësitë difuzion të qelizave të kuqe të gjakut. Në vitin 2000, një studim arriti në përfundim se aloe vera ndihmon në zvogëlimin e sëmundjes së zemrës dhe kolesterolit te larte pasi që përmirëson oksidimin dhe qarkullimin e gjakut. Gjithashtu e bënë gjakut më pak të ngjitshëm.
8. Aloe Vera Per Humbje Peshe
Duke ditur se aloe vera ndihmon sistemin e tretjes, ajo gjithashtu ka përbërës që ndihmojnë ë luftimin e lodhjes/plogështisë të shkaktuar nga dietat tona. Mund të të bëjë të ndihesh më mirë dhe të mirëmbani peshën ideale. Aloe Vera mund të shtoj nivelet e energjisë dhe të mbaj të freskët dhe aktiv.
9. Aloe Vera per Dhembjet e Nyjeve
Efekti ka të bëjë me përdorimin e jashtëm dhe brendshëm të aloe veres. Aloe është përgjegjës për zvogëlimin e pezmatimit dhe largimin e saj. Shmang mishin e kuq dhe ushqimet e fërguara sepse këto janë pro-pezmatues dhe kjo mund të zvogëlohet me aloe vera. Kjo do ju ofrojnë lehtësim të dhimbjeve të nyjeve dhe muskujve.
10. Aloe Vera si Njomes Natyral i Lekures
Aloe vera ka përbërës natyral hidratues që ndihmojnë në mirëmbajtjen e lagështisë së lëkurës. Mban njomësinë e lëkurës dhe shton elasticitetin. Forcon indet e lëkurës dhe ua mban lëkurën të shëndetshme dhe vezulluese. Është perfekt për lëkurë të yndyrshme pasi që ushqen lëkurën tuaj pa e bërë të yndyrshme. Liron vitaminat dhe enzimat natyrale në lëkurë gjë që ndihmon në mirëmbajtjen e pHs në lëkurën tuaj.
Dieta me Grejpfrut
Të hash grejpfrut është ide e mirë, por mund të mos jetë baza e duhur për një dietë të mirëfilltë. Mëso anët pozitive dhe negative që ka Dieta me Grejpfrut.
Dieta me Grejpfrut, që gjithashtu është quajtur Dieta Holliwood-it, gjendet mes nesh që nga 1950. Ka shumë versione të kësaj diete për humbje peshe në mënyrë të shpejt, krejt duke u bazuar në të besuarit se enzimat që gjenden në grejpfrut mund të na ndihmojnë të djegim dhjamin kështu duke ofruar humbje peshe të shpejt. Një pohim tjetër është se dietbërësit mund të humbin deri në 4.5kg (10 pound) brenda 12 ditëve nga Dieta me Grejpfrut.
Dieta Me Grejpfrut: Si Bëhet
Gjatë kësaj diete ju do të hani gjysmë grejpfruti (apo pini një gotë me lëngë grejpfruti të shtrydhur) para mëngjesit, drekës dhe darkës. Dieta me Grejpfrut është planë me pakë karbohidrate dhe e kufizuar në 800 kalori në ditë apo edhe më pak se aq.
Një ditë tipike e Dietes me Grejpfrut mund të përfshij grejpfrut së bashku me:
- Vezë dhe proshutë për mëngjes
- Mish lope dhe salad për drekë
- Mish lope dhe salad për darkë.
Dietbërësit gjithashtu mund të pinë një gotë me lëngë domate apo qumësht të skremuar para se të flenë.
Kafeja dhe çaji lejohen gjatë kësaj diete (Dieta me Grejpfrut). Dhe dietbërësit inkurarjohen të pijnë shumë ujë, të mos hanë mes vakteve (mëngjes deri drek, drek deri në dark), të hanë deri sa të ngopen gjatë secilit vakt, të mos ushtrojnë gjersa në diet për shkak të kalorive të pakta që konsumojnë.
Dieta me Grejpfrut: Anët Pozitive
Profesionist të shëndetit tregojnë se dieta me grejpfrut ka disa anë pozitive.
Grejpfruti vërtet mund të ndihmoj në humbje peshe. Nëse ka diçka speciale në grejfrupt që ndihmon të humbni peshë kjo është akoma e panjohur, por ka disa dëshmi që tregojnë se grejpfruit mund të jetë pjesë e mirë e një plani për humbje peshe. Një studim ka zbuluar se pas 12 javëve ata që konsumonin grejpfrut të freskët me një placebo pilulë para ushqimeve (vakteve) kishin humbur afërsisht 1.6kg (3.5 pounds) që ishte dukshëm më shumë se sa ata që merrnin vetëm placebo pilulën.
Shumë nga ne kemi nevojë të hamë më shumë fruta. “Nuk ka dyshim se grejpfruti është një ushqim i shëndetshëm,” thotë eksperti dietave Andrea Giancoli, zëdhënës i shoqatës Amerikanë Për Dietë. Shumica prej nesh nuk hamë mjaft fruta dhe ushqime bimore, kështu që të shtosh grejpfrut dietës suaj është e arsyeshme kur provon të humbësh peshë.
Dieta Me Grejpfrut: Anët Negativ
Edhe pse grejpfruti mund të ndihmoj të humbësh peshë, Dieta me Grejpfrut si një plan ekstrem i humbes së peshës ndoshta nuk është ideal për arsyet në vijim:
Mbivlerëson vlerën e grejpfrutit. “Dieta me Grejpfrut niset nga ajo që kinse ka diçka magjike në grejpfrut,” thotë Giancoli. Por nëse i shton çfarëdo lloj frute dietës suaj dhe ndjek një plan të ushqyerit me pakë kalori, jo prapë se prapë do të humbni peshë. “Nëse një person hanë më shumë fruta gjatë ditës, portokaj, molla, rrush apo grejpfrut, ata do të konsumojnë më pak kalori dhe njëkohësisht të ndihen të ngopur.” thotë Katherine Tallmadge autore e librit Diet Simple: 192 Mental Tricks, Substitutions, Habits & Inspiration.
Humbja e peshes me gjitha gjasat është e përkohshme. “Nuk do të ndiqja një regjim (plan) që të bënë të ushqehesh në mënyrë të çuditshme,” thotë Tallmadge. “Ndoshta arrin të humbësh 4.5 kg në dy javë, por do ti fitosh ato menjëherë pas dietës.”
Proteinat me shumë yndyrë janë burimi kryesor i energjisë tuaj. Dieta me Grejpfrut ndalon shumë nga ushqimet e shëndetshme dhe lejon ushqimet e pashëndetshme,” thotë Giancoli, i cili gjithashtu shton se mungesa e një strukture te kjo dietë mund të ju bëjë të hani shumë më shumë proshutë dhe mishrave tjera me shumë dhjamë – që disa njerëz përfundojnë duke shtuar peshë në vend se të humbin.
Dieta me Grejpfrut: Ndërveprimet me Medikamente
Ekziston rrezik potencial i ndërveprimit me medikamente kur grejpfruti konsumohet në sasi të mëdha. Të hash grejpfrut është treguar se rritet rreziku juaj i helmimit nga medikamentet dhe efektet anësore negative të shoqëruara me këto medikamente:
- Statins
- Medikamentet anti-aritmike
- Supresantët e Sistemit të Imunitetit
- Bllokues të kanaleve të kalciumit
Bisedo me mjekun për të zbuluar nëse je në rrezik të këtyre ndërveprimeve. Një dietë nuk mund të quhet e mirë nëse e vë në rrezik shëndetin tuaj.
Dieta Me Lakra Turshi – Humb 2 Kilogram Per 4 Dite
Dieta Me Lakra Turshi
Dieta me lakra turshi ofron te humbni deri në 2 kilogramë per kater dite. Për kete diete me te preferuarat janë sallatat, mirëpo, duke pasur parasysh qe dieta zgjat vetëm 4 dite, ia vlen ta provoni – nëse për asgjë se paku e dini qe keni bere diçka te dobishme për shëndetin tuaj.
Dita e pare
Mëngjesi: 175 gr djathë te payndyrshëm dhe një fete buke integrale
Dreka: garniture te bere nga 200 gr lakër turshi dhe 100 gr mish gjedhi + një dardhe
Darka: sallate prej 150 gr laker turshi, 4 rrepan te mëdhenj, ½ e rrepanit te bardhe dhe ½ e kastravecit.
Dita e dyte
Mëngjesi: [wp-like-locker]sallate nga një banane (e prere ne rrathë), 15 ml kos i payndyrshëm dhe 1 luge. Gjate natës kokrriza te njomura tërshëre
Dreka: supe prej 200 gr lakre turshi, 100 ml supe nga perimet dhe 50 ml lëng molle. Shtoni 2 speca te kuq (jo djegës) 5 minuta para se te behet gati supa
Darka: sallate prej 200 gr lakre turshi dhe 15 gr peshk te zier te cilin ju e preferoni dhe ne tere kete e hidhni ne leng limoni.
Dita e trete
Mëngjesi: sallate prej 1 portokalli dhe 15 gr djathë te payndyrshëm ne te cilin duhet te jene te shpërndare farëra luledielli (1 luge)
Dreka: 150 gr peshk te fërguar dhe 15 gr. lakra turshi
Darka: krepa nga mielli integral dhe nje patate e zier dhe sallata te jete e përgatitur nga 100 gr laker turshi te prere ne katrorë dhe mbi te shpërndani vaji ulliri.
Dita e katërt
Mëngjesi: një fete buke integrale, 50 gr djathë + një molle
Dreka: 200 gr mish viç i pjekur ne skare (mund te jete edhe mish gjeldeti) dhe 150 gr laker turshi – te zier pak + rrathë ananasi (2-3)
Darka: sallate nga domatet, 100 gr laker turshi.
9 Dobi Shëndetësore Të Çokollatës
Pse Duhet Te Hash Çokollatë
Studim pas studimi vërtetojnë se çokollata e zezë vërtetë bënë më shumë se sa veç shërimit të një zemre të thyer. Sekreti qëndron tek kakao që gjithashtu është burimi i shijës së ëmbël të saj. E mbushur me kemikate të shëndetshme si flavonoid dhe theobromine, kjo bimë është plumb vrasës i sëmundjeve. Problemi i vetëm është se kakao vetvetiu është e idhët dhe jo aq e dëshirueshme.
Shtoj qumësht, sheqer dhe gjëra tjera – e shijshme po, por jo gjithmonë e mirë për shëndetin tuaj. Përveç tjerash shtohen edhe kaloritë dhe zvogëlohen dobitë e kakaos. Kështu që zgjedh me mend: Gjej çokollatë të shëndetshme me së paku 70% kakao. Përderisa përbërja me kakao është aq e lartë (pra 70% e më shum) ju arrini dobitë shëndetësore vetëm duke ngrënë sasi të vogla, thotë Mary Engler, Ph.D, profesoresh e kujdesit psikologjik në Universitetin e Kalifornis në San Franciso. Për shkak të sasisë së lartë me yndyrë dhe sheqer, kufizo sasinë e konsumit në vetëm 200 gram apo 4 çokollata të zeza në javë.
Ja ku keni 9 dobi shëndetësore të çokollatës
Zemër të Shëndosh
Hulumtimet e fundit mbështesin pohimet se çokollata ofron dobi kardiovaskulare: në një studim 9 vjeçar Suedez të më shumë se 31,000 grave, ato që konsumonin një apo dy shërbime me çokollatë gjatë javës kishin shkurtuar rrezikun e dështimit të zemrës për 33%.
Një studim tjetër i madh dhe i gjatë në Gjermani këtë vit ka zbuluar se vetëm një katror çokollatë e zezë në ditë zvogëlonte shtypjen e gjakut dhe rrezikun e sulmit në zemër dhe goditjes në tru (pikës në tru) për 39%. Shumica meritave shkojnë për flavonoidët, përbërës antioksidues që shtojnë fleksibilitetin e venave dhe arterieve.
Por këto antioksidues vijnë së bashku me një porcion të mirë me sheqer dhe gjalp, të hash çokollatë të zezë nuk është arsyetim të anashkalosh ushtrimet. Çokollata dhe ushtrimet punojnë shumë mirë së bashku. Një studim tjetër kësaj radhe nga Australia ka treguar se të hash çokollatë të zezë zvogëlohen efektet e rritjes së shtypjes së gjakut nga ushtrimet tek përsonat me mbipeshë. Kështu pra vazhdo dhe shpërble vetvetën me çokollatë të zezë.
Si Te Humbim Pesh Me Çokollatë
Nëse pyet se si të futësh çokollatën e zezë në planin e dietës tuaj pa i frikuar se do shtosh pesh, atëherë lajmi i mirë është se kjo duhet të jetë me e lehtë se sa ke pritur.
Hulumtues nga Universiteti i Kopenhages kanë zbuluar se çokollata e zezë është shumë më ngopëse se sa shoqet e saja jo aq të zeza, dmth çokollatat me pak përqindje kakao. Kjo do të thotë se çokollata e zezë zvogëlon mallin për ushqime të ëmbla, njelmëta dhe yndyrshme. Kështu pra të kënaqesh me pak çokollatë të zezë jo vetëm që duhet të jetë e lehtë që të mos kaloni sasin e rekomanduar për shëndet optimal, por duhet ta bëjë më të lehtë që ti përmbahesh planit të dietës.
Fëmijë Të Lumtur
Gratë të cilat kanë ngrënë çokollatë çdo ditë gjatë shtatzanisë kanë raportuar se ishin më mirë në gjendje të merren me stresin se sa ato që nuk hanin çokollatë. Gjithashtu, një studim Finlandez ka zbuluar se edhe foshnjet ishin më të lumtura dhe buzëqeshnin më shumë.
Parandalimi Diabetit
Sigurisht që po. Në një studim të vogël Italian, pjesëmarrësit që kishin ngrënë një bar me çokollatë të zezë një herë në ditë për 15 ditë rresht, kanë parë potencialin për reziztencë insuline të bie gati për gjysmë. “Flavonoidët shtojnë prodhimin e oksidit nitrik,” thotë hulumtuesi udhëheqës Claudio Ferri, profesor pranë Universitetit L’Aquila në Itali. “Dhe kjo ndihmonë në kontrollimin e ndjeshmërisë ndaj insulinës.”
Zvogëlon Stresin
Hulumtuesit Amerikan nga San Diego së fundi kanë konfirmuar atë se kur gjërat vështirësohen njerëzit anojnë të hanë çokollatë më shumë se sa do të hanin herave tjera kur situatat nuk janë stresuese.
Dhe fundi fundit, me sa duket ajo ngrënie emocionale nuk qenka gjë e keqe. Ju veç e dini se çfarë kërdie bënë stresi dhe kortisoli në trupin tuaj. Shkencëtarët Zvicërran (po pra kush tjeterë?) kanë zbuluar se kur njerëzit shumë në ankth hanin një gjysmë çokollate të zezë në ditë për dy javë, nivelet e hormonit stresues dukshëm zvogëloheshin dhe efektet metabolike të stresit pjesërisht zbuteshin. Kur je në këso situata pra më mirë të thyesh një cop (katror) çokollate të zezë në vend të ndonjë akullore.
Mbrojtje nga Dielli
Hulumtuesit Londinez së fundi kanë testuar fuqitë mbrojtëse nga dielli të flavonolë-ve të çokollatës. Pas 3 muajve ngrënie të çokollatës së zezë me sasi të larta të niveleve me flavonol, lëkura e subjecteve studimore (individëve) merrte dy herë kohë më shumë që të zhvillonte at efektin e skuqjes që tregon fillimin e djegies nga dielli.
Subjektët që kishin ngrënë çokollatë konvencionale me sasi të ulët flavonoli nuk kishin patur të njejtën mbrojtje nga dielli. Kështu pra kërko ato brende çokollatave të zeza që mburren dhe janë të pasura me nivele të larta të përbërësve të shëndetshëm.
Inteligjencë Më Të Lartë
Herën tjetër kur je në presion gjatë një projekti në punë, mos u ndje me faj nëse blen një bar çokollate nga makinat e shitjes. Kjo jo vetëm që do ndihmoj trupin tuaj të shmang efektet e stresit, por gjithashtu do i dhuroj shtytje forcave të trurit atëher bash kur kanë nevoj.
Një hulumtues nga Universiteti Notingham-it ka zbuluar se të pish pije me kakao të pasur me flavonols i jep shtytje qarkullimit të gjakut tek vendet kyçe në tru për nja 2 apo 3 orë më shumë, gjë që mund të përmirësoj performancën dhe vigjilencën për një kohë të shkurtë.
Hulumtuesit tjerë nga Universiteti Oxford-it dhe nga Norvegjia kanë shikuar efektet afatgjata të çokollatës në tru duke studiuar dietat e më shumë se 2000 personave mbi moshën 70 vjetësh. Ata kanë zbuluar se pjesa e atyre që konsumonin çokollatë të pasur me flavonoid, verë, apo çaj kishin arritë më shumë poena në testet kognitive se sa ata që nuk konsumonin këto.
Çliron Kollitjen
Një studim ka zbuluar se çokollata lironte dhe heshtke kollitjen gati njejtë me codeine, dhe kjo duke ju falenderuar theobromines që përmbanë. Ky kemikat që është përgjegjës për efektin e ndjesisë së mirë që dhuron, mund të ndyrdhë aktivitetin në një pjesë të trurit që quhet nervi vagus.
Maria Belvisi, profesoresh e farmakologjis të traktit të frymëmarrjes në Insitutin Kombëtar për Zemër dhe Mushkëri në Londër, thotë,”Nuk kishte asnjërën nga efektet negative anësore,” Codeine i bënë shumicën e njerëzve të përgjumur dhe trrullosur dhe nuk ka as për së afërmi shijen e çokollatës.
Lehtësim Diarresë
Të dy kulturat si ajo e Amerikës Jugore dhe ajo Evropiane kanë histori që daton mbrapa në shekullin 16 të trajtimit të diarres me kakao. Shkenca moderne sot tregon se këto dy kultura kanë zbuluar diçka.
Shkencëtarët e Spitalit të Fëmijëve pranë Institutit për Hulumtime në Okland kanë zbuluar se flavonoidët e kakaos lidhen me një protein që rregullon sekretimin e lëngjeve në zorrë të holl e kështu në mënyrë potenciale duke ndaluar diarren që në fillim.
Urime dita e çokollatës e cila është sot, uroja miqve duke ja dërguar këtë artikull.
7 Super Ushqimet Kunder Plakjes
1. Vaji i Ullirit
Katër dekada më parë hulumtues të një studimi nga shatë shtete erdhën në përfundim se yndyrat gjysmë të ngopura (monosaturated) në vaj ulliri ishin në pjesë të madhe përgjegjëse për përqindjen e ulët të sëmundjes së zemrës dhe kancerit në ishullin Grek të Kretës.Tash gjithashtu e dimë se vaji i ullirit përmbanë edhe polifenol, një antioksidues tjetër i fuqishëm që mund të ndihmoj të parandaloj sëmundjet që shoqërojnë plakjen.
2. Kosi
Në vitet e 70ta, Gjerogjia Sovjetike përflitej si vendi që ka më së shumti qindvjeçar për kokë të banorit se sa cilido vend tjetër në botë. Raportet e asaj kohe pohonin se sekreti i jetës së gjatë të tyre ishte kosi, një ushqim që e gjen gjithkund tek ta. Përderisa fuqit jetështuese të kosit asnjëherë nuk janë vërtetuar në mënyrë të drejtëpërdrejtë, kosi është i pasur me kalcium i cili ndihmon në parandalimin e osteoporozës dhe përmban “bakterie të mirë” që ndihmojnë në mirëmbajtjen e zorrëve duke zvoëluar ndodhinë e sëmundjeve të zorrëve që shoqërohen me plakje.
3. Peshku
30 vite më parë hulumtuesit filluan të studijojnë përse vendasit Inuit të Alaskës ishin çuditërisht pa asnjë sëmundje zemre. Arsyeja që tani shkencëtarët mendojnë është sasia e madhe e peshkut që konsumojnë ata. Peshku është një burim me bollëk të ynyrave Omega-3, që ndihmojnë grumbullimin e kolesterolit në arterie dhe mbrojnë kundër ritmeve abnormale të zemrës.
4. Çokollata
Popullata Kuna e ishujve San Blas në Detin e Karaibeve afer bregut të Panamas, kanë përqindje të sëmundjeve të zemrës nëntë herë më të ulët se sa banorët e Pananamas (Pananamasit). Arsyeja? Kuna pijnë shumë pije të bëra nga pjesë të mëdha të kokoas, që zakonisht është e pasur me flavonoid që ndihmojnë në mirëmbajtjen e funksioneve të shëndetshme të enëve të gjakut. Të mirëmbash enët e gjakut zvogëlon rrezikun ndaj shtypjes së lartë të gjakut, diabetit te tipit 2, sëmundjen e veshkave dhe demantia.
5. Arroret
Studimet e bëra nga Seventh-Day Adventists (një sekt fetar që thekson një dietë vegjetariane dhe të jetuar të shëndetshëm) tregonë se ata që hanë arrore përfitojnë mesatarisht dy vite e gjysmë jetë, kështu që arroret ofrojnë dobi shëndetësore të ngjashme me ato të vajit të ullirit. Arroret janë gjithashtu burim i koncentruar i vitaminave, mineraleve dhe fitokimikaleve tjera duke përfshirë këtu edhe antioksidues.
6. Vera
Të jesh në gjendje të pish alkool në sasi mesatare të mbron kundër sëmundjes së zemrës, diabetit dhe humbjes së kujtesës që shoqërohet me plakje. Cilado pije alkoolike duket se ofron këto dobi, kuptohet po flasim kur pijmë dhe nuk e teprojmë, por nga të gjitha pije vera e kuqe ka qenë fokusi i shumicës së studimeve. Vera e kuqe përmban rezervatro, një përzierje që me gjtihë gjasat kontribon në dobitë që sjell – dhe, sipas studimeve në shtazë, mund të aktivizoj gjenet që ngadalësojnë plakjen qelizore.
7. Boronicat
Në një studim të publikuar në vitin 1999, hulumtuesit nga Qendra Për Hulumtime të Ushqyeshmërisë Njerëzore në Tufts University Jean Mayer, kishte ushqyer minjtë me ekstrakt të boronicave për një periudh kohore që në “kohë minjësh” është e barabartë me 10 vite njeriu. Këta minj, kur plakeshin, performonin më mirë se sa tjerët në testet e balancit dhe koordinimit. Përbërësit në boronica (dhe manore tjera) zvogëlojnë inflamacionin dhe dëmin oksidativ që shoqërohen me mangësi të funksioneve motorike dhe memories në moshë të shtyrë.
Ekstrakti i Farave te Rrushit Vret 76% te Qelizave Kancerogjene te Leukemis per 24 Ore
Nje studim i ri qe eshte kryer ne universitetin Kentucky te Shteteve te Bashkuara dhe eshte publiku ne revisten Clinical Cancer Research, ka zbuluar se qelizat kancerogjene te leukemis te ekspozuara ne ekstrakt te farave te rrushit (EFR) vriteshin shpejt nepermjet nje procesi te vetvrasjes se qelizave i njohur si “apoptosis”.
Ne keto studime laboratorike 76% te qelizave kancerogjene te leukemis kan kryer vetvrasje perbrenda 24 oreve duke ju falenderuar mundesis se EFR per te aktivizuar proteinen e quajtur JNK, e cila rregullon apoptosis.
Ne nje person te shendoshe vetvrasja e qelizave kancerogjene eshte pjese biologjike normale dhe e shendetshme. Qdo organizem i gjalle krijon qeliza kancerogjene. Ne secilin njeri ka me qindra e mijere “microtumor” qe jetojne, mirepo, qelizat kancerogjene te njerezit e shendoshe shkatrrojne vetveten pasi te kuptojne se jan me te meta. Ky “kuptim” nga ana e qelizave kerkon komunikim te shendosh qelizor, dhe kjo varet nga permbajtesit korrekt ushqyes, mineraleve dhe proteinave qe gjinden ne trupe.
Ekstrakti i farave te rrushit duket te shpejtoj kete proces ne qelizat kancerogjene duke ju ndihmuar atyre qe me shpejt te vlersojne gjendjen e tyre te mete e keshtu te fillojne procesin e vetvrasjes (apoptosis).
Duhet te permendim se ky studim i fundit eshte kryer ne laborator dhe jo ne qenie njerzore dhe keshtu konkluzionet e keti studimi nuk munden drejperdrejt te perkthehen duke thene dicka keshtu “ekstraktet e farave te rrushit sherojne kancerin”. Sidoqofte, kjo tregon se me te vertet permbajtja qe gjendet ne ekstraktin e farave te rrushit mund te ju sherbehet qelizave te leukemis dhe perveq tjerash mund te luaj nje rol te rendesishem tek qelizat kancerogjene ne shkatrrimin e tyre, keshtu duke mbrojtur te ter organizmin nga kanceret e mundshem.
Nese rezultatet e demonstruar ne laboratoret e universitetit te Kentucky mund te perseriten edhe ne njerez kjo shume fuqishem mundet te pozicionoj ekstraktin e farave te rrushit si agjenti me i fuqishem natyral kemoterapeutik qe eshte zbuluar ndonjehere.
Ekstrakti i farave te rrushit eshte studiuar dhe ka demonstruar te jet shume i efektshem ne vrasjen e qelizave kancerogjene per shume lloje te kancereve e me qe ra fjala edhe kancereve te gjirit, prostates, lekures dhe stomakut.
Hani rrush sa ma shume
Natyrisht qe komuniteti tradicional kancerogjen eshte i shpejt per ti perkujtu njerezit qe thjesht mos te han rrush shume duke shpresuar qe ekstrakti i farave te rrushit do te ju ndihmoj atyre te parandalojne kancerin. Por shtryhet pytja, “e pse jo?”. Ndryshe nga kemoterapia rrushi nuk ka kurrfar efektesh negative. E ne te njejten kohe rrushi gjithashtu ofron edhe te mira tjera shendetsore pasiqe jane burim i veratrumit dhe nje mori materiesh tjera ushqyese shendetsore.
E ju duhet te hani rrushin me fara dhe pasiqe furnizimi global i ushqimit eshte shtremberuar ne vitet e fundit kaq shume saqe e ka be te veshtir te gjesh rrush me fara. Ju kshilloj te bleni rrush me fara kude qe te jeni dhe hani me fara e mos i pshtyni ato por pertypni dhe keshtu do te nxjerrni ekstraktin e tyre i cili eshte present aty.
Mbrojtja e qelizave te shendosha
Nje zbulim tjeter i rendesishem qe eshte bere ne Universitetin e Kentucky eshte se ky ekstrakt i farave te rrushit nuk ishte toksik ndaj qelizave normale te shendosha edhe pse ju ndihmonte qelizave kancerogjene te kryejne vetvrasje.
Kjo eshte shume me rendesi pershkake se mjeksia e nenes natyr eshte shume me e sigurt se sa mjeksia e krijuar nga njeriu. Kemikalet kemoterapike tradicionale jane shume helmuese ndaj qelizave te shendosha, e kjo eshte shkaku qe kemoterapia shkakton dem te perhershem ne tru, veshke dhe zemer. Ne anen tjeter ekstrakti i farave te rrushit nuk shkakton deme te tilla dhe deri tash skemi has ne ndonje person i cili ka vdek duhe ngren rrush. E ndoshta ka me miliona qe kan vdek nga kemoterapia.
Ekstrakti i farave te rrushit dhe rrushi ne pergjithsi kan nje numer te madhe benificionesh shendtesore. Menyra me e mire e marrjes se ekstraktit te farave te rrushit eshte me hanger rrush. E herave tjera kur t’blesh rrush ble rrush me fara edhe mos i pshty por pertypi edhe haj te gjitha.
Nese ki dicka tjeter me shtu per te mirat e rrushit je i lire me komentu, e perveq tjerash bon mire edhe qoja dikujt ket post e le ta din te gjith se rrushi duhet ble me fara edhe me u hanger me to!
Pija e mrekullisë – për 2 minuta largoni tensionin e lartë, sheqerin, yndyrën dhe diabetin
Pija e mrekullisë – për 2 minuta largoni tensionin e lartë, sheqerin, yndyrën dhe diabetin
Përballja me shumë sëmundje të ndryshme në të njëjtën kohë është një sfidë e pakalueshme për shumë njerëz. Por, falë kësaj recete të përshkurar më poshtë, luftimi i sëmundjeve do të jetë shumë më i lehtë.
Kjo pije detoksinuese mund të pastroj dhe shëroj trupin tuaj. Ajo në mënyrë natyrale ndihmon në përshpejtimin e metabolizmit tuaj, djegë yndyrën , ulë tensionin e lartë të gjakut dhe më e rëndësishmja lufton diabetin.
Nëse jeni mendoni se kjo pije është shumë e mirë për të qenë e vërtetë, atëherë provojeni vetë dhe përjetoni rezultatet pozitive të saj
- Përbërësit:
1 lugë çaji kanellë
2 lugë çaji uthull të mollës
2 lugë çaji lëngë i freskët i limonit
1 lugë çaji mjalëtë e papërpunuar
1 gotë ujë - Udhëzime:
Thjeshtë shtoni të gjithë përbërësit së bashku në një blender dhe përzieni mirë. - Përdorimi:
Pijeni çdo mëngjes me barkun bosh për 3 muaj me radhë. - Vërejtje:
Meqenëse merr vetëm 2 minuta kohë për tu pregaditur, tentoni që përherë të pregaditni pije të freskët dhe të mos e ruani asnjëherë.
Wednesday, March 16, 2016
Ja cila është dieta më e mirë e momentit per dobesim - 10 dite - 8kg te humbura
Dëshironi që për dhjetë ditë t’i humbni tetë kilogramë? Autorët e kësaj diete pohojnë që kjo është e mundshme.
Dieta e brokoli është hiti më i ri, sepse kjo bimë përmban dyfish më shumë vitaminë A dhe C se portokalli dhe përveç kësaj është e mbushur me fibra, acid folik, magnez, kalcium, mangan, hekur, zink, kalium dhe selen,. Përveç kësaj brokoli është perime e cila ka koncentrimin më të madh të materieve antikancerogjene.
Që kjo gjë të jetë edhe më mirë, një filxhan me brokoli ka vetëm 44 kalori, besoni apo jo. Prandaj nuk çudit që kanë krijuar dietën e bazuar pikërisht në brokoli, e cila do duhej t’u ndihmonte që për vetëm dhjetë ditë të humbni madje tetë kilogramë.
Sigurisht, për të mos dehidruar duhet të pini të paktën dy litra ujë në ditë, dhe përveç kësaj mund të pini edhe çaj pa sheqer, ndërsa kafe më së shumti dy herë në ditë, transmeton Koha.net. Kyçe është që të arrini ta mbani gjashtë ditët e para, dhe nëse keni sukses rezultatet maksimale do t’i arrini nëse qëndroni në dietë edhe katër ditë, por ky është maksimumi.
Përveç bronkolit në meny janë edhe peshku, pula, mishi i payndyrshëm i lopës, buka e thekrës, vaji i ullirit, domatet, specat dhe jogurti ose qumështi i payndyrshëm. Kripën mund ta përdorni në sasi shumë të kufizuara ndërsa si messhujtë zgjidhni pemët.
Ja si e kanë paramenduar nutricionistët:
Dita parë dhe e dytë
Kafjalli: 200 g brokoli, 50 g bukë thekre, një filxhan qumësht ose jogurt pa yndyrë;
Dreka: 250 ml supë e payndyrshme pule, 150 g pulë, 150 gr brokoli të zier;
Darka: 250 g brokoli me hudhër dhe pak vaj ulliri, dy karota (mund të jenë të pagatuara ose të ziera në avull).
Dita e tretë dhe e katërt
Kafjalli: 200 g brokoli dhe një spec – i pagatuar ose i gatuar në vaj ulliri me hudhër;
Dreka: 100g tuna ose pulë e zier, 150 g brokoli – e zier në avull ose e gatuar në vaj ulliri dhe qepë, dy domate me madhësi mesatare;
Darka: njëjtë si kafjalli.
Dita e pestë dhe e gjashtë
Kafjalli: 100 g proshutë pa yndyrë (sipas mundësisë e pulës ose gjeldetit), 100 g brokoli të pagatuar ose zier në avull, 1 jogurt i payndyrshëm;
Dreka: 200 g brokoli të pagatuar ose zier në avull, 100 g djathë lope pa yndyrë, 1 copë bukë e thekrës;
Darka: 150 g mish lope ose viçi i payndyrshëm i zier ose pjekur, 150 g brokoli, të pazier ose zier në avull.
Në rast se përcaktoheni për dietën dhjetëditore, përsëritni katër ditët e para. Në këtë mënyrë do të arrini detoksikim të shkëlqyeshëm të trupit, çka në veçanti vlen për duhanpirësit të cilët do të pastrojnë trupin nga nikotina dhe të gjitha toksinat tjera që përmbajnë cigaret.
Ky plan afatshkurtër i ushqyerjes ka shumë më shumë anë pozitive dhe kjo është me të vërtetë dietë e shkëlqyeshme detoksikimi, e cila në veçanti u rekomandohet duhanpirësve për pastrimin e organizmit nga nikotina dhe toksina tjera nga cigaret. Brokoli është burim i shkëlqyeshëm i acidit folik, i cili është i rëndësishëm për shëndetin e femrave.
Rendësia e kakaos për organizmin
Kakao është një mënyrë që ju të rivendosni gjallërinë intelektuale tek ju atëhërë përdorni kakaon. Kjo është vertetuar si rezultat i studimeve të realizuara nga disa shkenctarë italian, ku edhe u konstatua se kakao është i pasur me flavanol, i cili mund të jetë pjesë e një qasje dietike në ruajtjen e përmirësimit të shëndetit kardiovaskular dhe atë të trurit.
Këshillat më të fundit të ekspertve rekomandojnë se është e rëndësishme që të konsumohen prodhimet që përmbajnë 80% kakao duhet konsumuar.
Monday, March 14, 2016
Halat e pishave kundër bronkitisit kronik dhe për imunitet
Më poshtë ju sjellim disa receta të thjeshta me hala të pishave, që forcojnë sistemin imun dhe luftojnë kundër bronkitisit kronik
Çaj nga halat e pishave për forcim të imunitetit
Ky çaj ka shije të këndshme dhe aromë, e është treguar i dobishëm edhe në largimin e rërës prej veshkave. Përgatitja e çajit: merrni majat e degës së 20 halave, i zieni në gjysmë litër uji, derisa të vlojnë. E lini çajin të qëndrojë për disa minuta. E procedoni dhe e pini 2-3 herë në ditë, të ëmbëltuar me mjaltë, transmeton gazeta Kosova Sot Online.
Kundër bronkitisit kronik
Përgatitja: Merrni 40 gr hala të reja të pishave dhe i shpëlani mirë. Më pas i përzieni me gjysmë litër ujë të vluar. I lini të vlojnë edhe për 15 minuta në zjarr të lehtë dhe e lini të mbuluar më pas për 24 orë. Më pas lëngun e kulloni dhe e përzieni me 1 kilogram mjaltë. Merrni nga një lugë të madhe pas ushqimit, 4 herë në ditë.
Subscribe to:
Posts (Atom)