Per kater persona perberesit jane:
12 lule 200gr gjize
pak hurdher te grire (sipas deshires)
pak majdanoz te grire
2 veze
pak djath te grire (Parmigiano )
nje luge vere
Krip sipas deshires
buke te grire
dhe vaj ulliri per te skuqur
Pergatitja
Hiqet fistili apo si i thon atyre qe ka ne mes lulja me kujdes pa prishur lulen , ndersa ne nje pjate bejme perzjerjen e gjizes,hurdhres,majdanozit, nje te verdhe veze, veren ,djathin e grire , kripen dhe perzihen mire te gjitha bashke, pastaj me nje luge hidhet brenda neper cdo lule kjo perzierje nderkohe qe ne nje pjate kemi vezen tjeter te rrahur pak dhe ne pjaten tjeter kemi buken e grire .
Merret lulja me mbushjen qe ka brenda lyhet ne pjaten me veze pastaj ne ate me buke te grire dhe hidhet ne vaj te nxehur fort ne nje ene te thelle ku ka vaj me bollik dhe jo ne cektine lihet vetem disa minuta dhe sherbehet e ngrohte me vere.
No comments:
Post a Comment