Thursday, March 17, 2016

7 Super Ushqimet Kunder Plakjes

1. Vaji i Ullirit

vaji_i_ullirit
Katër dekada më parë hulumtues të një studimi nga shatë shtete erdhën në përfundim se yndyrat gjysmë të ngopura (monosaturated) në vaj ulliri ishin në pjesë të madhe përgjegjëse për përqindjen e ulët të sëmundjes së zemrës dhe kancerit në ishullin Grek të Kretës.Tash gjithashtu e dimë se vaji i ullirit përmbanë edhe polifenol, një antioksidues tjetër i fuqishëm që mund të ndihmoj të parandaloj sëmundjet që shoqërojnë plakjen.

2. Kosi

kosi_shqiptar
Në vitet e 70ta, Gjerogjia Sovjetike përflitej si vendi që ka më së shumti qindvjeçar për kokë të banorit se sa cilido vend tjetër në botë. Raportet e asaj kohe pohonin se sekreti i jetës së gjatë të tyre ishte kosi, një ushqim që e gjen gjithkund tek ta. Përderisa fuqit jetështuese të kosit asnjëherë nuk janë vërtetuar në mënyrë të drejtëpërdrejtë, kosi është i pasur me kalcium i cili ndihmon në parandalimin e osteoporozës dhe përmban “bakterie të mirë” që ndihmojnë në mirëmbajtjen e zorrëve duke zvoëluar ndodhinë e sëmundjeve të zorrëve që shoqërohen me plakje.

3. Peshku

vaji-peshkut-kanceri-gjiritl
30 vite më parë hulumtuesit filluan të studijojnë përse vendasit Inuit të Alaskës ishin çuditërisht pa asnjë sëmundje zemre. Arsyeja që tani shkencëtarët mendojnë është sasia e madhe e peshkut që konsumojnë ata. Peshku është një burim me bollëk të ynyrave Omega-3, që ndihmojnë grumbullimin e kolesterolit në arterie dhe mbrojnë kundër ritmeve abnormale të zemrës.

4. Çokollata

ha_cokollate_6
Popullata Kuna e ishujve San Blas në Detin e Karaibeve afer bregut të Panamas, kanë përqindje të sëmundjeve të zemrës nëntë herë më të ulët se sa banorët e Pananamas (Pananamasit). Arsyeja? Kuna pijnë shumë pije të bëra nga pjesë të mëdha të kokoas, që zakonisht është e pasur me flavonoid që ndihmojnë në mirëmbajtjen e funksioneve të shëndetshme të enëve të gjakut. Të mirëmbash enët e gjakut zvogëlon rrezikun ndaj shtypjes së lartë të gjakut, diabetit te tipit 2, sëmundjen e veshkave dhe demantia.

5. Arroret

arroretStudimet e bëra nga Seventh-Day Adventists (një sekt fetar që thekson një dietë vegjetariane dhe të jetuar të shëndetshëm) tregonë se ata që hanë arrore përfitojnë mesatarisht dy vite e gjysmë jetë, kështu që arroret ofrojnë dobi shëndetësore të ngjashme me ato të vajit të ullirit. Arroret janë gjithashtu burim i koncentruar i vitaminave, mineraleve dhe fitokimikaleve tjera duke përfshirë këtu edhe antioksidues.

6. Vera

vera_dhe_cokollataTë jesh në gjendje të pish alkool në sasi mesatare të mbron kundër sëmundjes së zemrës, diabetit dhe humbjes së kujtesës që shoqërohet me plakje. Cilado pije alkoolike duket se ofron këto dobi, kuptohet po flasim kur pijmë dhe nuk e teprojmë, por nga të gjitha pije vera e kuqe ka qenë fokusi i shumicës së studimeve. Vera e kuqe përmban rezervatro, një përzierje që me gjtihë gjasat kontribon në dobitë që sjell – dhe, sipas studimeve në shtazë, mund të aktivizoj gjenet që ngadalësojnë plakjen qelizore. 

7. Boronicat

boronicat_kulumriaNë një studim të publikuar në vitin 1999, hulumtuesit nga Qendra Për Hulumtime të Ushqyeshmërisë Njerëzore në Tufts University Jean Mayer, kishte ushqyer minjtë me ekstrakt të boronicave për një periudh kohore që në “kohë minjësh” është e barabartë me 10 vite njeriu. Këta minj, kur plakeshin, performonin më mirë se sa tjerët në testet e balancit dhe koordinimit. Përbërësit në boronica (dhe manore tjera) zvogëlojnë inflamacionin dhe dëmin oksidativ që shoqërohen me mangësi të funksioneve motorike dhe memories në moshë të shtyrë. 

Ekstrakti i Farave te Rrushit Vret 76% te Qelizave Kancerogjene te Leukemis per 24 Ore

rrushi



Nje studim i ri qe eshte kryer ne universitetin Kentucky te Shteteve te Bashkuara dhe eshte publiku ne revisten Clinical Cancer Research, ka zbuluar se qelizat kancerogjene te leukemis te ekspozuara ne ekstrakt te farave te rrushit (EFR) vriteshin shpejt nepermjet nje procesi te vetvrasjes se qelizave i njohur si “apoptosis”.
Ne keto studime laboratorike 76% te qelizave kancerogjene te leukemis kan kryer vetvrasje perbrenda 24 oreve duke ju falenderuar mundesis se EFR per te aktivizuar proteinen e quajtur JNK, e cila rregullon apoptosis.
Ne nje person te shendoshe vetvrasja e qelizave kancerogjene eshte pjese biologjike normale dhe e shendetshme. Qdo organizem i gjalle krijon qeliza kancerogjene. Ne secilin njeri ka me qindra e mijere “microtumor” qe jetojne, mirepo, qelizat kancerogjene te njerezit e shendoshe shkatrrojne vetveten pasi te kuptojne se jan me te meta. Ky “kuptim” nga ana e qelizave kerkon komunikim te shendosh qelizor, dhe kjo varet nga permbajtesit korrekt ushqyes, mineraleve dhe proteinave qe gjinden ne trupe.
Ekstrakti i farave te rrushit duket te shpejtoj kete proces ne qelizat kancerogjene duke ju ndihmuar atyre qe me shpejt te vlersojne gjendjen e tyre te mete e keshtu te fillojne procesin e vetvrasjes (apoptosis).
Duhet te permendim se ky studim i fundit eshte kryer ne laborator dhe jo ne qenie njerzore dhe keshtu konkluzionet e keti studimi nuk munden drejperdrejt te perkthehen duke thene dicka keshtu “ekstraktet e farave te rrushit sherojne kancerin”. Sidoqofte, kjo tregon se me te vertet permbajtja qe gjendet ne ekstraktin e farave te rrushit mund te ju sherbehet qelizave te leukemis dhe perveq tjerash mund te luaj nje rol te rendesishem tek qelizat kancerogjene ne shkatrrimin e tyre, keshtu duke mbrojtur te ter organizmin nga kanceret e mundshem.
Nese rezultatet e demonstruar ne laboratoret e universitetit te Kentucky mund te perseriten edhe ne njerez kjo shume fuqishem mundet te pozicionoj ekstraktin e farave te rrushit si agjenti me i fuqishem natyral kemoterapeutik qe eshte zbuluar ndonjehere.
Ekstrakti i farave te rrushit eshte studiuar dhe ka demonstruar te jet shume i efektshem ne vrasjen e qelizave kancerogjene per shume lloje te kancereve e me qe ra fjala edhe kancereve te gjirit, prostates, lekures dhe stomakut.

Hani rrush sa ma shume

Natyrisht qe komuniteti tradicional kancerogjen eshte i shpejt per ti perkujtu njerezit qe thjesht mos te han rrush shume duke shpresuar qe ekstrakti i farave te rrushit do te ju ndihmoj atyre te parandalojne kancerin. Por shtryhet pytja, “e pse jo?”. Ndryshe nga kemoterapia rrushi nuk ka kurrfar efektesh negative. E ne te njejten kohe rrushi gjithashtu ofron edhe te mira tjera shendetsore pasiqe jane burim i veratrumit dhe nje mori materiesh tjera ushqyese shendetsore.
E ju duhet te hani rrushin me fara dhe pasiqe furnizimi global i ushqimit eshte shtremberuar ne vitet e fundit kaq shume saqe e ka be te veshtir te gjesh rrush me fara. Ju kshilloj te bleni rrush me fara kude qe te jeni dhe hani me fara e mos i pshtyni ato por pertypni dhe keshtu do te nxjerrni ekstraktin e tyre i cili eshte present aty.

Mbrojtja e qelizave te shendosha

Nje zbulim tjeter i rendesishem qe eshte bere ne Universitetin e Kentucky eshte se ky ekstrakt i farave te rrushit nuk ishte toksik ndaj qelizave normale te shendosha edhe pse ju ndihmonte qelizave kancerogjene te kryejne vetvrasje.
Kjo eshte shume me rendesi pershkake se mjeksia e nenes natyr eshte shume me e sigurt se sa mjeksia e krijuar nga njeriu. Kemikalet kemoterapike tradicionale jane shume helmuese ndaj qelizave te shendosha, e kjo eshte shkaku qe kemoterapia shkakton dem te perhershem ne tru, veshke dhe zemer. Ne anen tjeter ekstrakti i farave te rrushit nuk shkakton deme te tilla dhe deri tash skemi has ne ndonje person i cili ka vdek duhe ngren rrush. E ndoshta ka me miliona qe kan vdek nga kemoterapia.
Ekstrakti i farave te rrushit dhe rrushi ne pergjithsi kan nje numer te madhe benificionesh shendtesore. Menyra me e mire e marrjes se ekstraktit te farave te rrushit eshte me hanger rrush. E herave tjera kur t’blesh rrush ble rrush me fara edhe mos i pshty por pertypi edhe haj te gjitha.
Nese ki dicka tjeter me shtu per te mirat e rrushit je i lire me komentu, e perveq tjerash bon mire edhe qoja dikujt ket post e le ta din te gjith se rrushi duhet ble me fara edhe me u hanger me to!

Pija e mrekullisë – për 2 minuta largoni tensionin e lartë, sheqerin, yndyrën dhe diabetin

Baneri kryesor (Homepage)


Përballja me shumë sëmundje të ndryshme në të njëjtën kohë është një sfidë e pakalueshme për shumë njerëz.  Por,  falë kësaj recete të përshkurar më poshtë, luftimi i sëmundjeve do të jetë shumë më i lehtë.

Kjo pije detoksinuese mund të pastroj dhe shëroj trupin tuaj. Ajo në mënyrë natyrale ndihmon në përshpejtimin e metabolizmit tuaj, djegë yndyrën , ulë tensionin e lartë të gjakut dhe më e rëndësishmja lufton diabetin.
Nëse jeni mendoni se kjo pije është shumë e mirë për të qenë e vërtetë, atëherë provojeni vetë dhe përjetoni rezultatet pozitive të saj
  • Përbërësit:
    1 lugë çaji kanellë
    2 lugë çaji uthull të mollës
    2 lugë çaji lëngë i freskët i limonit
    1 lugë çaji mjalëtë e papërpunuar
    1 gotë ujë
  • Udhëzime:
    Thjeshtë shtoni të gjithë përbërësit së bashku në një blender dhe përzieni mirë.
  • Përdorimi:
    Pijeni çdo mëngjes me barkun bosh për 3 muaj me radhë.
  • Vërejtje:
    Meqenëse merr vetëm 2 minuta kohë për tu pregaditur, tentoni që përherë të pregaditni pije të freskët dhe të mos e ruani asnjëherë.

Wednesday, March 16, 2016

Ja cila është dieta më e mirë e momentit per dobesim - 10 dite - 8kg te humbura

Ja cila është dieta më e mirë e momentit

Dëshironi që për dhjetë ditë t’i humbni tetë kilogramë? Autorët e kësaj diete pohojnë që kjo është e mundshme.

Dieta e brokoli është hiti më i ri, sepse kjo bimë përmban dyfish më shumë vitaminë A dhe C se portokalli dhe përveç kësaj është e mbushur me fibra, acid folik, magnez, kalcium, mangan, hekur, zink, kalium dhe selen,. Përveç kësaj brokoli është perime e cila ka koncentrimin më të madh të materieve antikancerogjene.
Që kjo gjë të jetë edhe më mirë, një filxhan me brokoli ka vetëm 44 kalori, besoni apo jo. Prandaj nuk çudit që kanë krijuar dietën e bazuar pikërisht në brokoli, e cila do duhej t’u ndihmonte që për vetëm dhjetë ditë të humbni madje tetë kilogramë.
Sigurisht, për të mos dehidruar duhet të pini të paktën dy litra ujë në ditë, dhe përveç kësaj mund të pini edhe çaj pa sheqer, ndërsa kafe më së shumti dy herë në ditë, transmeton Koha.net. Kyçe është që të arrini ta mbani gjashtë ditët e para, dhe nëse keni sukses rezultatet maksimale do t’i arrini nëse qëndroni në dietë edhe katër ditë, por ky është maksimumi.
Përveç bronkolit në meny janë edhe peshku, pula, mishi i payndyrshëm i lopës, buka e thekrës, vaji i ullirit, domatet, specat dhe jogurti ose qumështi i payndyrshëm. Kripën mund ta përdorni në sasi shumë të kufizuara ndërsa si messhujtë zgjidhni pemët.
Ja si e kanë paramenduar nutricionistët:
Dita parë dhe e dytë
Kafjalli: 200 g brokoli, 50 g bukë thekre, një filxhan qumësht ose jogurt pa yndyrë;
Dreka: 250 ml supë e payndyrshme pule, 150 g pulë, 150 gr brokoli të zier;
Darka: 250 g brokoli me hudhër dhe pak vaj ulliri, dy karota (mund të jenë të pagatuara ose të ziera në avull).
Dita e tretë dhe e katërt
Kafjalli: 200 g brokoli dhe një spec – i pagatuar ose i gatuar në vaj ulliri me hudhër;
Dreka: 100g tuna ose pulë e zier, 150 g brokoli – e zier në avull ose e gatuar në vaj ulliri dhe qepë, dy domate me madhësi mesatare;
Darka: njëjtë si kafjalli.
Dita e pestë dhe e gjashtë
Kafjalli: 100 g proshutë pa yndyrë (sipas mundësisë e pulës ose gjeldetit), 100 g brokoli të pagatuar ose zier në avull, 1 jogurt i payndyrshëm;
Dreka: 200 g brokoli të pagatuar ose zier në avull, 100 g djathë lope pa yndyrë, 1 copë bukë e thekrës;
Darka: 150 g mish lope ose viçi i payndyrshëm i zier ose pjekur, 150 g brokoli, të pazier ose zier në avull.
Në rast se përcaktoheni për dietën dhjetëditore, përsëritni katër ditët e para. Në këtë mënyrë do të arrini detoksikim të shkëlqyeshëm të trupit, çka në veçanti vlen për duhanpirësit të cilët do të pastrojnë trupin nga nikotina dhe të gjitha toksinat tjera që përmbajnë cigaret.
Ky plan afatshkurtër i ushqyerjes ka shumë më shumë anë pozitive dhe kjo është me të vërtetë dietë e shkëlqyeshme detoksikimi, e cila në veçanti u rekomandohet duhanpirësve për pastrimin e organizmit nga nikotina dhe toksina tjera nga cigaret. Brokoli është burim i shkëlqyeshëm i acidit folik, i cili është i rëndësishëm për shëndetin e femrave.

Rendësia e kakaos për organizmin

                

Kakao është një mënyrë që ju të rivendosni gjallërinë intelektuale tek ju atëhërë përdorni kakaon. Kjo është vertetuar si rezultat i studimeve të realizuara nga disa shkenctarë italian, ku edhe u konstatua se kakao është i pasur me flavanol, i cili mund të jetë pjesë e një qasje dietike në ruajtjen e përmirësimit të shëndetit kardiovaskular dhe atë të trurit.

Këshillat më të fundit të ekspertve rekomandojnë se është e rëndësishme që të konsumohen prodhimet që përmbajnë 80% kakao duhet konsumuar.

Monday, March 14, 2016

Halat e pishave kundër bronkitisit kronik dhe për imunitet

Më poshtë ju sjellim disa receta të thjeshta me hala të pishave, që forcojnë sistemin imun dhe luftojnë kundër bronkitisit kronik
Çaj nga halat e pishave për forcim të imunitetit
Ky çaj ka shije të këndshme dhe aromë, e është treguar i dobishëm edhe në largimin e rërës prej veshkave. Përgatitja e çajit: merrni majat e degës së 20 halave, i zieni në gjysmë litër uji, derisa të vlojnë. E lini çajin të qëndrojë për disa minuta. E procedoni dhe e pini 2-3 herë në ditë, të ëmbëltuar me mjaltë, transmeton gazeta Kosova Sot Online.
Kundër bronkitisit kronik
Përgatitja: Merrni 40 gr hala të reja të pishave dhe i shpëlani mirë. Më pas i përzieni me gjysmë litër ujë të vluar. I lini të vlojnë edhe për 15 minuta në zjarr të lehtë dhe e lini të mbuluar më pas për 24 orë. Më pas lëngun e kulloni dhe e përzieni me 1 kilogram mjaltë. Merrni nga një lugë të madhe pas ushqimit, 4 herë në ditë.Halat e pishave kundër bronkitisit kronik dhe për imunitet

Cdo mëngjes portokalle dhe vezë.. Për 15 ditë mund të humbni deri në 15 kilogramë

Përmes kësaj diete, për 15 ditë mund të humbni deri në 15 kilogramë. Dietën ta aplikoni më së shumti 15 ditë (përkatësisht 21, nëse numëroni 2 ditë pauzë). Dieta pesëmbëdhjetëditëshe me vezë u përcaktohet personave me mbipeshë, por edhe atyre që kanë probleme me tretje dhe lëkurë të papastër..
Menyja:
E hënë
Mengjesi: 1 portokall (ose dardhë, pjeshkë, shalqi, pjepër…. Kurrsesi banane), 2 rriska bukë të thekur, 1 kafe pa sheqer.
Dreka: 1 portokall, 1 vezë të zier, 1 kos (ose jogurt).
Darka: 2 domate ose 2 dcl pire nga domatet, 2 vezë të ziera, 1/2 kg sallatë të gjelbër ose trangull, 2 rriska bukë të thekur.
E martë:
Mengjesi: 1 portokall (ose dardhë, pjeshkë, shalqi, pjepër…. Kurrsesi banane), 2 rriska bukë të thekur, 1 kafe pa sheqer.
Dreka: 1 portokall, 1 vezë, 1 kos, 2 rriska bukë të thekur
Darka: 125 gr mish të bluar gjedhi, 1 domate (ose 1dcl pire nga domatet), 1 rriskë bukë të thekur, 1 gotë çaj ose kafe.
E mërkurë:
Mengjesi: 1 portokall (ose dardhë, pjeshkë, shalqi, pjepër…. Kurrsesi banane), 2 rriska bukë të thekur, 1 kafe pa sheqer.
Dreka: 1 portokall, 1 vezë të zier, 1 kos, 1 sallatë të gjelbër.
Darka: 125 gr mish të bluar, 1 portokall, 1 rriskë bukë të thekur, 1gotë kafe ose çaj.
E enjte:
Mengjesi: 1 portokall (ose dardhë, pjeshkë, shalqi, pjepër…. Kurrsesi banane), 2 rriska bukë të thekur, 1 kafe pa sheqer.
Dreka: 125 gr djathë të freskët të lopës me pak yndyrë, 1 domate, 1 rriskë bukë të thekur.
Darka: 125 gr mish të bluar, 2 domate ose 2 dcl pire nga domatet, 1 mollë, 1 rriskë bukë të thekur.
E premte:
Mengjesi: 1 portokall (ose dardhë, pjeshkë, shalqi, pjepër…. kurrsesi banane), 2 rriska bukë të thekur, 1 kafe pa sheqer.
Dreka: 200 gr mish të zier ose peshk, 1 domate, 1 rriskë bukë të thekur.
Darka: 500 gr perime të ziera (karota, bizele, patate,…), 1 vezë, 1 domate.
Gjatë fundjavës hani në mënyrë normale.Dieta efikase: çdo mëngjes portokall dhe vezë

NA NDIQNI NE YOUTUBE: