Monday, March 14, 2016

Cdo mëngjes portokalle dhe vezë.. Për 15 ditë mund të humbni deri në 15 kilogramë

Përmes kësaj diete, për 15 ditë mund të humbni deri në 15 kilogramë. Dietën ta aplikoni më së shumti 15 ditë (përkatësisht 21, nëse numëroni 2 ditë pauzë). Dieta pesëmbëdhjetëditëshe me vezë u përcaktohet personave me mbipeshë, por edhe atyre që kanë probleme me tretje dhe lëkurë të papastër..
Menyja:
E hënë
Mengjesi: 1 portokall (ose dardhë, pjeshkë, shalqi, pjepër…. Kurrsesi banane), 2 rriska bukë të thekur, 1 kafe pa sheqer.
Dreka: 1 portokall, 1 vezë të zier, 1 kos (ose jogurt).
Darka: 2 domate ose 2 dcl pire nga domatet, 2 vezë të ziera, 1/2 kg sallatë të gjelbër ose trangull, 2 rriska bukë të thekur.
E martë:
Mengjesi: 1 portokall (ose dardhë, pjeshkë, shalqi, pjepër…. Kurrsesi banane), 2 rriska bukë të thekur, 1 kafe pa sheqer.
Dreka: 1 portokall, 1 vezë, 1 kos, 2 rriska bukë të thekur
Darka: 125 gr mish të bluar gjedhi, 1 domate (ose 1dcl pire nga domatet), 1 rriskë bukë të thekur, 1 gotë çaj ose kafe.
E mërkurë:
Mengjesi: 1 portokall (ose dardhë, pjeshkë, shalqi, pjepër…. Kurrsesi banane), 2 rriska bukë të thekur, 1 kafe pa sheqer.
Dreka: 1 portokall, 1 vezë të zier, 1 kos, 1 sallatë të gjelbër.
Darka: 125 gr mish të bluar, 1 portokall, 1 rriskë bukë të thekur, 1gotë kafe ose çaj.
E enjte:
Mengjesi: 1 portokall (ose dardhë, pjeshkë, shalqi, pjepër…. Kurrsesi banane), 2 rriska bukë të thekur, 1 kafe pa sheqer.
Dreka: 125 gr djathë të freskët të lopës me pak yndyrë, 1 domate, 1 rriskë bukë të thekur.
Darka: 125 gr mish të bluar, 2 domate ose 2 dcl pire nga domatet, 1 mollë, 1 rriskë bukë të thekur.
E premte:
Mengjesi: 1 portokall (ose dardhë, pjeshkë, shalqi, pjepër…. kurrsesi banane), 2 rriska bukë të thekur, 1 kafe pa sheqer.
Dreka: 200 gr mish të zier ose peshk, 1 domate, 1 rriskë bukë të thekur.
Darka: 500 gr perime të ziera (karota, bizele, patate,…), 1 vezë, 1 domate.
Gjatë fundjavës hani në mënyrë normale.Dieta efikase: çdo mëngjes portokall dhe vezë

Thursday, March 10, 2016

Hirra dhe vetite magjike sheruese

Hirra, pija që shpërfillet por mund të kurojë një sërë sëmundjesh

Hirra, pija që shpërfillet por mund të kurojë një sërë sëmundjesh
Hirra, lëngu të cilin gjyshet tona e kanë përdorur dikur, sot është një lëng pak i njohur. Në tregje vështirë të gjendet, por nëse diku në afërsi keni hapësira ku shitet djathi apo jeni në lidhje me dikë që prodhon sasi të mëdha të djathit, gjithsesi se mund ta gjeni.
Kjo është pjesë e lëngut që mbetet nga procesi i zënies së djathit, hirra. Është e përdorshme per shkak te vlerave të larta ushqyese dhe rregullon tretjen.
Posedon 16 lloje të proteinave, tetë minerale, shtatë vitamina, 23 aminoacide, 11 enzima dhe shumë elemente të tjera të shëndetshme.
Disa besojnë se hirra posedon vlerë më të lartë ushqyese sa të bardhat e vezës. Nxit punën e veshkave, mëlçisë dhe lukthit, përshpejton pastrimin e organizmit dhe largon helmet e grumbulluara.
Nëse e konsumoni në mënyrë të rregullt, ndihmon në aktivizimin e shumë funksioneve të trupit, e po ashtu ndihmon edhe në shkrirjen e dhjamit shtesë. Mund ta pini tri herë në ditë me nga 1.5 decilitra, e nëse pas disa ditëve nuk ka efekte anësore, mund ta konsumoni një litër në ditë.
Studiues si dr. Drasek dhe dr. Menkiv kane dokumentuar se si banoret e Kaukazit nuk e dine se cfare eshte tuberkulozi, kanceri apo crregullimet e zorreve.

Po pini ujë me limon për të rënë në peshë? Duhet patjetër t’i dini këto 3 gjëra


Po pini ujë me limon për të rënë në peshë? Duhet patjetër t’i dini këto 3 gjëra


leng-limoni-e1457610504285Uji i ngrohtë me limon është kthyer në trendin më të ri të dobësimit. Shumë femra e konsumojnë atë në sasi të tepruar që të bien peshë menjëherë, por nuk dinë efektet anësore të tij. Shihni efektet anësore të ujit të ngrohtë me limon para se të pini gotën e katërt për sot:
Së pari, limoni është acid më vete, prandaj njerëzit që kanë pH të ulët (njerëzit me stomak të ndjeshëm) duhet të mos e konsumojnë shumë.
Konsumimi tepërt i ujit me limon mund të shkaktojë ulcerë në stomak.
Së dyti, fanatikët e limonit duhet të bëjnë kujdes me smaltin e dhëmbëve, pasi aciditeti i lartë mund ta dëmtojë atë dhe t’i ekspozojë dhëmbët ndaj problemeve të shumta. “Nuk duhet të pini ujë me limon gjatë gjithë ditës siç bëni me ujin e zakonshëm,” thotë eksperti i dietave, Jackey Ballou. Nëse nuk e shpëlani gojën me ujë natyral, acidi do të qëndrojë në dhëmbë dhe do t’i dëmtojë. Sipas Ballou, njerëzit nuk duhet të pinë më shumë se dy filxhanë me ujë të ngrohtë me limon në ditë.
Së treti, keni mënyra të tjera më pak të dëmshme për të rënë në peshë, të cilat nuk do t’jua dëmtojnë dhëmbët dhe nuk do t’u shkaktojnë ulcerë në stomak. Ketë janë 2 pijet më efektive se uji me limon për humbjen e peshës.

Saturday, March 5, 2016

Menyra me e lehte dhe me e shendetshme per te rene nga pesha

Uje i ngrohte me limon, menyra me e lehte dhe me e shendetshme per te rene nga pesha!

Po përpiqesh ta eliminosh kafen e mëngjesit? Një filxhan me ujë të nxehtë me lëng limoni të freskët është një alternativë ideale që shumë nutricionistë e rekomandojnë për ta pirë çdo ditë – dhe kjo jo vetëm prej aromës së freskët. Më poshtë janë renditur katër arsye të forta për ta bërë këtë recetë të shpejtë ritual të çdo mëngjesi.
Shërben çdo ditë si detox: ndërsa limoni mund të jetë i pasur me acid, ai është një burim shumë i mirë i mineraleve alkaline, të cilat ndihmojnë në balancimin e pH në trup.  Dr. Frank Lipman, mjek dhe përfaqësues i mjekësisë integruese, thekson se kjo recetë e thjeshtë duhet të bëhet ritual në mëngjes, sepse është një kombinim që vë në punë mëlçinë dhe pastron toksinat nga organizmi.
Vë në punë aparatin tretës: ky lëng i thjeshtë stimulon aparatin gastrointestinal dhe në këtë mënyrë përmirëson aftësitë e organizmit për të absorbuar të gjitha ushqimet e marra gjatë ditës dhe për t’i tretur më lehtësisht ato.
Stimulon rënien nga pesha: lëngu i limonit përmban pectin, një lloj fibre e cila ndihmon shumë për rënien nga pesha. Dhe nëse do t’i shtosh ujit me limon pak mjaltë ose sheqer në mëngjes, kjo përzierje do të ulë kaloritë nga dieta e përditshme.
Eliminon problemet e stomakut: Kur shkon në shtrat me stomakun plot, urthi ose barku i fryrë do të të bezdisin deri në mëngjes. Ndërsa uji i nxehtë pastron sistemin tretës, lëngu i limonit ndihmon në uljen e aciditetit në stomak, kështu që do ta ndiesh veten më të lehtë.

Ilaçi kundër diabetit, për një dobësim të shpejtë

Ilaçi kundër diabetit, për një dobësim të shpejtë
Provojeni recetën popullore për këtë pije natyrore nga bredhi, e cila ndihmon në rregullimin e sheqerit në gjak, si dhe për humbjen e kileve të tepërta.
Për këtë pije ju nevojiten:
– 0,5 kg bredh (kokrra),
– 3 litra ujë dhe
– 1 limon.
Përgatitja:
E qitni sasinë e bredhit në një kavanoz prej tri litrave dhe i qitni ujë gati deri në majë. Shtojeni lëngun e një limoni dhe lëreni që të rrijë disa ditë. Lëngu është i gatshëm për pije kur kokrrat e bredhit të fillojnë të bien në fund. Lëngun e ri e fitoni ashtu që shtoni ujë tjetër në kavanoz, por vetëm derisa ka kokrra që ende nuk janë fundosur,
Përdorimi:
Kjo pije merret tri herë në ditë, nga një filxhan (2,5 dl). Një filxhan pihet në mëngjes, në bark të thatë, e dy të tjerët në intervale të barabarta kohore gjatë ditës. Për shkak të limonit që shtohet në të, nuk ka nevojë që lëngu të ëmbëlsohet, meqë ka shije të mirë edhe pa sheqer. Nëse pihet në sasi të pakufizuara (në vend të ujit), lëngu apo çaji i bredhit mund të ndikojë edhe në humbjen e kileve të tepërta.

Peshk ne furre


Perberesit:
2-4 peshq,
2-domate,
4-thelba hudhra,
1-limon,
gjethe dafine,
kripe dhe piper.

Pergatitja: 

Marrim peshqit qe i kemi pastruar me pare.

I veme ne tepsi ku kemi hedhur pak vaj,i kriposim pak (jo shum kripe), i cajme pak nga te dyja anet e kurrizit dhe fusim nga nje thelb hudhur.

Brenda ne barkun e peshkut vejme nga nje gjethe dafine,feta domateje,limoni dhe pak hudhra.

Nga siper i lyejme pak me vaj, u veme feta domateje ,limoni dhe i hedhim pak piper.

I shtojme dhe nje filxhan uje e mbulojme me leter alumi dhe e pjekim ne furre ne 200 gr,rreth 50-60min.

Para se ta nxjerrim nga furra heqim letren e alumit qe te mari pak ngjyre. Ju befte mire.

Qofte me kunguj


Perbersit:
1 kg kungull ,
1 koper,
1/4 kg qepe te njoma,
1 kokerr qepe te thate,
kripe 1 lug caji,
200 gr djath te bardhe,
1 kokerr veze,
1 lug gjelle miell,
galete sa per 4 feta buke.

Pergatitja: 

Qerojme kungujt i grijme ne rende bashke me qepet kopren dhe djathin i hedhim kripe me pas i lejm te kullojne lengun per te pakten 2 ore.

Ne nje tas pergatisim galeten , miellin vezen dhe i shtojme kungujt ,qepet , kopren djathin e kulluar, i perzijme... Ne nje tigan kemi ngrohur vajin.

Marim brum nga tasi formojme qoftet i kalojm ne nje pjate me miell nga te dyja anet dhe i vendosim per tu skuqur!

Ju befte mire!

NA NDIQNI NE YOUTUBE: